'I ka dhuruar 30 milionë dollarë', PD: Ja biznesmeni për të cilin Rama ka 'braktisur' arsimin

'I ka dhuruar 30 milionë dollarë', PD: Ja biznesmeni për të cilin Rama ka 'braktisur' arsimin

Keshilltari Ekonomik i PD-se, Dorian Teliti

Partia Demokratike ka deklaruar këtë të enjte, përmes këshilltarit ekonomik Dorian Teliti, se kryeministri Edi Rama i ka dhënë nga të ardhurat për arsim 1.5 milionë dollarë kompanisë së biznesmenit e presidentit të skuadrës së Kukësit, Safet Gjicit.

Teliti shprehet se paratë që duhet të shkonin për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme, kanë shkuar për Safet Gjicin, "kandidatin e përhershëm" të Ramës për Kukësin.

Klientët me të cilët Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën, sepse paratë që duhet të shkonin, përshembull për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme ekonomike, i merr Safet Gjici, kandidati i përhershëm i Edi Ramës për Kukësin.

Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit.

Në realitet është ndryshe. Në këtë rast qeveria është treguar plotësisht klienteliste.

Dorian Teliti, Këshilltari Ekonomik i PD-së 

Teliti shprehet se Safet Gjici është favorizuar edhe herë të tjera nga Rama dhe se gjatë gjithë mandatit qeverisës kompania e tij ka marrë 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilave pa garë. 

 Ai komenton se këto 30 milionë dollarë të dhuruara janë mëse të mjaftueshme për të nisur plotësimin e kërkesave të studentëve protestues, pra ngritjen e një infrastrukture moderne me auditorë, bibliotekave dhe pajisjeve laboratorike për të gjitha universitetet e vendit. 

Por sipas Telitit, Rama në vend që të shlyejë 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, "mbush xhepin" e Gjicit.

Këshilltari ekonomik i PD-së i kërkon në fund qeverisë që të përgjigjet se përse në mesin e të gjitha kompanive të tjera, ka zgjedhur pikërisht të financojë kompaninë e biznesmenit në fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë