Të ardhurat në Tiranë, dy herë
më shumë se në Kukës
Sipas një raporti të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, nga ajo çka rezulton prej statistikave rajonale, ata që janë banues në Tiranë dhe qarkun e saj kanë mesatarisht të ardhurat më të larta për frymë në Shqipëri.
Sipas një raporti të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, nga ajo çka rezulton prej statistikave rajonale, ata që janë banues në Tiranë dhe qarkun e saj kanë mesatarisht të ardhurat më të larta për frymë në Shqipëri.
Tirana kishte të ardhura për frymë prej 679 mijë lekë në vitin 2015 dhe pati një rritje me 5.5% krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 37% mbi mesataren e vendit.
Mbas Tiranës renditet Qarku Fier me 550 mijë lekë, duke shënuar një rënie prej 9.6%, ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 11% mbi mesataren e vendit.
Pas Fierit renditen Gjirokastra, Durrësi, Vlora, Berati, Korça.
Qyteti më i varfër renditet Kukësi, me rreth 319 mijë lekë duke shënuar një rënie me 2.2%, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 35.7% nën mesataren e vendit.
Më pas, me PBB-në për frymë më të ulët, renditet Qarku Elbasan me rreth 351 mijë lekë duke shënuar një rënie me 0.5% ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 29.2%, nën mesataren e vendit.
Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2.63%.
Në rajonin statistikor Qëndër, PBB për frymë është 679 mijë lekë dhe pati një rritje me 4.8%, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20.1% mbi mesataren e vendit.
Në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 404 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 5.9%, krahasuar me vitin 2014.
PBB për frymë e këtij rajoni është 18.5% nën mesataren e vendit.
Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 457 mijë lekë, duke shënuar një rënie me 3.3%, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 7.8% nën mesataren e vendit./Monitor
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22