Të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 6.235 milionë lekë

TIRANË-Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në 6 muajt e parë të këtij viti llogariten 6.235 milionë lekë.

Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-qershor 2014) kapin vlerën e 12.121 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishin 15.327 milionë lekë.
Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë në këto gjashtë muaj u arkëtuan 2.211 milionë leke, nga taksa mbi biznesin 685 milionë lekë dhe nga taksa lokale 3.339 milionë lekë.
Të ardhurat nga pushteti vendor për vitin 2014 pritet të arrijnë nivelin 10.7 miliardë lekë me një rritje prej 8.6 për qind ndaj buxhetit të rishikuar për vitin 2013, duke arritur nivelin 0.8 për qind të PBB-së.
Parashikimi për këtë grup taksash është bazuar në parashikimin për rritjen ekonomike nominale, si dhe në përmirësimin e pritshëm administrativ në mbledhjen e të ardhurave, kryesisht lidhur me tatimet mbi pasurinë. Politikat tatimore që prekin këtë grup taksash pritet të kenë një efekt buxhetor neto prej 300 milionë lekë. /ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?