Të ardhurat nga turizmi bien 50%/ Banka Shqipërisë: Në 9 muaj turistët e huaj shpenzuan 731.5 mln €, shqiptarët kursyen 716.6 mln €

Hapja e pjesshme e kufijve tokësor, detar dhe ajrorë edhe për pushime, është përkthyer në më shumë të ardhura në tremujorin e tretë të vitit për ekonominë e vendit nga turizmi. Edhe pse me një rënie me më shumë se 50%, Banka e Shqipërisë raporton se të huajt shpenzuan në këtu në muajit e sezonit veror korrik-shtator, 346 milionë euro, nga 782 milionë euro që shpenzuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit në tremujor e tretë 253 mln € nga 527mln € që harxhuan në 2019, duke bërë që izolimi i pjesshëm të kufizonte edhe shpenzimet jashtë Shqipërisë për pushime.

Bazuar në bilancin e pagesave të Bankës qendrore shpenzimet për udhëtime dhe turizëm në vend janë të përgjysmuara, edhe pse dalja nga karantina dha një dritë jeshile për bregdetin shqiptar.

Konkretisht të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri në 9 muaj 731.5 milionë euro, nga 1 miliardë e 636 milionë euro të harxhuara një vit më parë, me një rënie prej 904.5 milionë euro. Ky është një tregues direkt që të hyrat në ekonomi nga turizmi i goditur nga pandemia po arrijnë në vlerën e 1 miliardë eurove.

Po ashtu edhe shqiptarët kanë prishur më pak para jashtë vendit. Nga janari në shtator sipas Bankës së Shqipërisë ata kanë kursyer 716.6 milionë euro, pasi në total shpenzuan për udhëtime dhe shërbime turistike 507.4 milionë euro, nga 1 miliardë e 224 milionë euro në 9 mujorin e 2019-ës.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!