Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Erzen Breçani, tha në "Repolitix" në Report Tv se të arrestuarit e operacionit të sotëm në Nikël të Fushë Krujës kanë arritur vitet e fundit të krijojnë grup të strukturuar kriminal. Ai tha se kur ishte drejtues në polici, ky grup mbahej në monitorim nga policia pasi ishin të identifikuar për vjedhjen e automjeteve. Sipas tij, vitet e fundit ky grup përmes veprimtarive kriminale ka arritur të sofistikohet dhe të krijojë grup të strukturuar.
Është e patolerueshme që një grup kriminal të lëvizë me automjete të blinduara. Është drejtori i policisë ai që i pajis dhe është ndaluar që personat kontigjent të pajisen me automjete të blinduara pasi mund t'i përdorin për ngjarje. Është e patolerueshme që kjo zonë të rrijë jashtë kontrollit të policisë. Kanë kryer vepra kriminale dhe vitet e fundit janë strukturuar si grup kriminal, kanë rritur vlerat monetare. Nuk i kryejnë më si më parë veprat penale, por tashmë i bëjnë në mënyrë të sofistikuar. Këta persona i kemi pasur të identifikuar si persona kontigjent kriminal për vjedhjen e automjeteve dhe mbaheshin të mbikëqyrur.
Erzen Breçani, ish-drejtues në Policinë e Shtetit
Breçani vlerësoi nga ana tjetër se operacioni i ndërmarrë nga policia ishte i mirëorganizuar.
Operacioni ka qenë i mirëorganizuar realisht me forcat RENEA dhe FNSH. Janë sekuestruar dy armë pistoletë me sa jam në dijeni dhe një armë sportive.
Erzen Breçani, ish-drejtues në polici
Brecani dhe Ka seni duhet te kthehen ne detyre ne policine e shtetit si dy oficer te larte policie dhe me ejsperience , duke lene menjeane politizimet , pasi policia duhet te hete e depolitizume sipas ligjit
Përgjigju