Të bashkëpunojmë sot, mos të themi nesër çfarë bëmë dje?!

Të bashkëpunojmë sot, mos të themi nesër çfarë bëmë dje?!

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Një thirrje për bashkëpunim e bërë nga Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore të cilën shumë kush e anatemoi si hipokrizi, si kurth, si manovër elektorale etj..epitete përçmues që nxitimthi i vendosën, gjithnjë nisur prej interesave të tyre, jo pak politikanë apo analistë.

Zgjedhjet mbaruan, tashmë është koha për tu ballafaquar me akte konkrete prej të gjithëve. Kryeministri Rama e përsëriti ftesën edhe më shkoqitur në fjalën e mbajtur në mitingu pas fitores. Si edhe më parë, përsëri mbeti një thirrje e ndëshkuar paradhënie. Përse vallë?!.. A ka vend për qetësi dhe analizë serioze duke parë gjerësisht, në thellësi e të azhornuar në kohë skenën ku luajmë. Unë besoj që po dhe duhet bërë.

Së pari bashkëpunimi duhet parë si akt kurativ për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë. Shoqëria shqiptare ka lënguar dhe ende po lëngon prej plagëve që ia ka shkakuar mungesa e bashkëpunimit. Jo rrallë herë iu është fryrë dallimeve deri edhe sipas krahëve të horizontatit duke shkaktuar jo pak dhimbje të pamerituar në tërë shoqërinë. Është ecur me mendësin më përpara të krijojmë ndarje e sinore, ku të mbretërojmë të qetë individualisht në oaze mes dhimbjesh, se sa të bashkpunojmë dhe kështu kemi humbur.

Së dyti bashkëpunimi parë si një virtyt që i ka munguar politikës sistematikisht. Nën moton “fituesi e shkruan historinë” tek ne fituesi e ka ngullur plorin shumë thellë aq sa ka prishur struktura, ka shuar breza…. Ndërsa humbësi memzi ç’ka pritur orën e hakmarrjes!…

E treta e metë aubstanciale e trashëguar e shoqërisë shqiptare. Duhet të thyejmë nëj tabu të trashguar, ataviste që na pengon të shikojmë njeri tjetrin në sy dhe të ecim krahëpër krah… Shumë burra të shqiptarisë kanë ditur të kapërcejnë këto ndasi, kanë marrë vendime dhe kanë kryer akte që kanë ndryshuar për mirë historinë e Shqipërisë..

Nuk suhet të mendojmë se ka vetëm të fituar… Nuk mund të përbuzen humbësit.. Por as nuk duhet të përkëledhim një kategori të pakënaqurishtë cilët irritohen sa herë janë në krahun humbës!..

Bashkpunimi nuk realizohet thjesht me poste apo pazare të kësaj natyre. Fjala vjen Partia Socialiste në katër raste që ka patur mundësinë për president nga radhët e sajë, tre ia ka dhuruar opozitës!.. Ose qysh prej vitit 1992 Partia Socialiste asnjëherë nuk emëroi Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga radhë e veta, gjitha herët ia la Opozitës, kryesisht Partisë Demokratike, kur PD asnjë herë nuk i ofroi nje post të tillë PS. Gjithëse me këtë formulë nuk ia kemi dalë të kemi një bashkpunim të sinqertë, substancial dhe të dobishëm. Shpesh këto zgjidhje kanë krijuar problem artificiale qe kanë penguar ecjen përpara!… Diçka tjetër nevojitet. Duhet të bëjmë Memorandume, Lidhje apo Deklarata të atilla që të gdhenden në Historinë e Shqipërisë, siç i kanë të parët tanë. Mjafton të kthejme vështrimin mbi atë që duhet: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, themeluar më 10 qershor 1878 në Kuvendin e Prizrenit.

Nën këtë kënd vështirmi, së fundi bashkunimi duhet të vlerësohet si një nevojë historike që vjen natyrshëm në një kohë të caktuar dhe si i tillë është kerkuar nga Kryeministri. Duhet të vlerësojmë zhvillimet brenda dhe jashtë kufijve, të bëjme një vlerësim gjeopoilitik larg inreresave të momentit për ndonjë forcë politike apo individë të cilësuar. Pastaj të marrim vendim nëse jemi pro apo kundër bashkpunimit. Koha rrjedh dhe nuk kthehet pas. Bota është orientuar drejt një shekullim të ri. Po ne a mund të quhemi siç thoshte Migjeni:”Ne të bijtë e shekullit të ri!”. Të bashkpunojmë sot, mos të themi nesër çfarë bëmë dje?! Historia nuk do të na i falë këtë hezitim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë