Një postim i kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është bërë objekt për shkëmbimin e batutave mes tij dhe zëvendës kryeministrit Erion Braçe. Kjo për shkak se Ndreu ka shpërndarë një video ku duket Shëngjini natën, ndërsa si diçiturë shkruan “Shëngjin night …”.
Në këtë postim ka komnetuar Braçe, i cili i drejtohet Ndreut duke i thënë 'në darkë doje të thoje?'
Ndreu i është kthyer duke i thënë se në drekë është më mirë, por me ironi i thotë se është larg, duke e ftuar ta vizitojë.
Dhe Braçe nuk e ka lënë me kaq. “Ja sa te blej një maskë që mos e pësoj si zëvendësit e tu se unë zëvendës jam”, duke marr si përgjigje nga kryebashkiaku i Lezhës ftesën se ia jep ai maskën.