Të burgosurit çajnë rrethimin në Itali, 2 prej tyre kapen menjëherë, 5 në kërkim! Shpërthejnë protestat, u vihet flaka qelive

Të burgosurit çajnë rrethimin në Itali, 2 prej tyre kapen menjëherë, 5 në kërkim! Shpërthejnë protestat, u vihet flaka qelive

Shtatë të burgosur u arratisën pasditen e Krishtlindjeve nga një burg për të mitur ku ata kryenin dënimin për krimet që kishin bërë.

Sipas autoriteteve në Milano, ngjarja ndodhi në institucionin penal “Cesare Beccaria”, ku të rinjtë përfituan nga punimet që po kryheshin në burg prej kohësh, për të gjetur një të çarë dhe për të kaluar murin.

Menjëherë kanë nisur kontrollet e policisë së vuajtjes së dënimit dhe forcave të tjera të rendit dhe pas disa orësh kanë arritur të binin në gjurmët e dy djemve të arratisur, ndërsa 5 të tjerët janë në kërkim.

Si prokuroria e Milanos, ashtu edhe ajo për të miturit po hetojnë çështjen. Të arratisurit janë të gjithë nga 17 deri në 19 vjeç, disa prej të cilëve me kombësi të huaj.

Ndërkohë që pas arratisjes, të dënuarit e tjerë protestuan duke i vënë zjarrin disa qelive, ngjarje që u vu në kontroll menjëherë me mbërritjen e zjarrfikësve.

Katër ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët e dyshekëve dhe objekteve të tjera të djegura në oborrin e IEVP-së për të mitur. Në vendngjarje mbërritën 5 ambulanca.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim