Të çarat në vetull e detyruan të brakstiste konferencën, por Fury merr fitore me gjak përballë Wallin

Të çarat në vetull e detyruan të brakstiste konferencën, por Fury merr fitore me gjak përballë Wallin

Pritej një përballje pa shumë histori, por sfida e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Otto Wallin ka dhuruar shumë emocione. Në fund ai që ia ka dalë të fitojë ishte britaniku, i cili mposhti suedezin me vendim unanim 116-112, 117-111 dhe 118-110.

Wallin, boksieri suedez, tregoi shumë potencial përballë ish-kampionit të botës të shumë çmimeve, madje në një moment u krijua pershtypja se do të dilte me fitore, por Fury befasoi këdo me shpirtin e garës. Britaniku 31-vjeçar që në karrierën e tij numëron 29 fitore një barazim dhe asnjë humbje, në raundin e tretë pësoi një të çarë ne vetullën e syrit të djathtë. Gjithsesi grushtet e Wallin nuk ishin problemet e vetme për Fury-n, pasi një përplasje me kokë i shkaktoi edhe të çarën e dytë në të njëjtën vetull.

Ndërhyrja e mjekut dha idenë se Fury e humbi sfidën, por ‘Gipsy King’ nuk u dorëzua dhe në fund të raundit të 12 ai doli të siguronte fitoren. Nga ana tjetër për suedezin Wallin kjo ishte humbja e parë në karrierë pas 20 fitoresh, ndërkohë që për shkak të të çarave Fury nuk mundi të qëndronte për konferencat pas ndeshjes.

Gjithsesi ai nuk humbi rastin për të thumbuar Dontey Wilder, kampionin e WBC në peshat e rënda, me të cilin do të përballet në shkurt të 2020. Edhe Wilder numëron vetëm fitore në karrierën e tij, ndërsa i vetmi barazim është përballë Fury, ndaj ky re-match pritet me mjaft interes.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?