Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi akuzohen se i kanë thyer pasqyrat 42 makinave të parkuara.
Sipas policisë, A. Xh., 23 vjeç dhe L. I., 22 vjeç, banues në Pogradec, në gjendje të dehur kanë dëmtuar me shkelma, pasqyrat e 42 automjeteve të parkuara në rrugë.
Po ashtu ata kanë thyer edhe xhamat e vetratave dhe një pajisjeje, në katër subjekte private. Ata akuzohen për veprat penale "Shkatërrimi i pronës", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim.
Komento