Të dehur në timon dhe me shpejtësi tej normave, 23 shoferë të arrestuar dhe 2115 gjoba të vendosura në fundjavë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë të ditur këtë të hënë se në funksion të kontrolleve përgjatë kësaj fundjave janë arrestuar 16 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti dhe motomjeti të papajisur me leje drejtimi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Policia e Shtetit ka bërë të ditur gjithashtu se janë pezulluar 47 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, dhe 63 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

145 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim celulari, 212 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 110 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre dhe 13 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se 32 mjete janë ndaluar për detyrime administrative të pashlyera, 12 mjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër janë shoqëruar për verifikim nga strukturat e tjera policore në DVPT, si dhe janë vendosur 2115 masa administrative për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Kontrollet policore janë kryer në rrugët urbane dhe interurbane, me burime njerëzore mbi kohën normale si dhe me pajisje speciale në përdorim, si Drager dhe Radar për matjen e shpejtësisë, me qëlim kontrollin dhe ndëshkimin e shkeljeve që mbeten rrezik serioz për sigurinë rrugore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër