Tre persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Itali, pasi akuzohen për trafik narkotikësh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe korrupsion.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 27-vjeçari Ibrahim Anxhara (Ibrahim Potka) është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’.

Po ashtu Policia njofton se nga Italia janë ekstraduar 46-vjeçari Samoel Terolli (Jetmir Hysenaj) pasi Gjykata e Lezhës e kishte dënuar me 5 vite burg për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga Italia u ekstradua edhe 51-vjeçari Genci Balla, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana-Finalizohen edhe tre faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.

-Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

-Po nga Italia u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Genci Balla ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Ëanted” vijon.