Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë

Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë

Foto ilustruese

Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.

Shifrat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, ndërkohë që nëse e krahason me vitin 2019 vdekjet janë 4.3% më pak. Meshkujt përbënin 76% të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.

Rritje të ndjeshme janë konstatuar në 9 mujorin e parë të këtij viti në aksidentet fatale për femrat (nga 26 në 36), ndërsa për meshkujt janë rritur me lehtë (nga 112 në 115).

Sipas INSTAT, në muajin Shtator 2021 numërohen 105 aksidente rrugore nga 138 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2020, duke u ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në nëntëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

(Kliko ketu per te lexuar STATISTIKAT e plota)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/10/2021 15:55

    Kujtuat se vetem burrat ngasin si kafshe ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?