Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e publikimit në media të çdo të dhënë, e cila është botuar nga autorët e sulmit kibernetik.
Referuar disa të dhënave sekrete që po qarkullojnë në mediat online, prokuroria njofton se është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Në rast shkelje të këtij vendimi, do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal. Policia kërkon mirëkuptimin e mediave, ndërsa thekson se publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtarë.
‘Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se: Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.
Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.’- njofton policia.
Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë, ndërsa rikthimi në normalitet i të gjitha shërbimeve u bë pas rreth 4 javësh. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.
Mediat duhet te hetojne dhe te publikojne rastet ku ka patur sinjalizime shkeljesh, korrupsioni dhe ku personat ne detyre nuk kane bere asgje per ti ndaluar apo kapur ata.
Përgjigjupo pse duhet ti publikojme kur ato jane aty mu ne mes te internetit dhe mund ti lexosh e shohesh per qejf. mediat as kane gje ne dore e as kane pse bejne gje. ah mos e kishin fjalen te mos i lexojme ose ... te marim leje me shkrim para se ti lexojme ... si ne kohen e atij lumemadhit: ndalohet ecja me telefon ne dore ... o zot e mbyti injoranca ate vend. po doli xhindi nga shishja mender vetem ne filma e fut prape brenda.
PërgjigjuIrani sna ka ba gja tha Rama se aty jane infot. Edhe Cuci tha qe Rama si ka ba gja grus se aty ja ka lane
Përgjigju“Degjuam krisma…- Kush foli??.. Ja pra qe krisma nuk ka patur “
PërgjigjuPo sikur tha kryeministri ca dite me pare qe nuk ka rrjedhur asgje nga sistemet tona apo e kam degjuar gabim?
PërgjigjuProkurori idiote dhe mbrojtese e krimineleve te vertete! Po sikur une qe banoj ne SHBA te fus ne Facebook ato qe botojne hakerat, çdo me bejne? Do te hapin proces penal ne Albanistan ndaj meje, qe jam shtetas Amerikan? Me marrin te keqen (per te mos perdorur nje shprehje me te keqe…)
Përgjigjucfaredo qe te jene ato te dhena tashti jane ne duart e njerezve e nuk ka qeveri shqiptare e amerikane qe e kthen pas. po jane publikuar dhe ne amerike sekrete nga me te tmerrshmet qe qeveria nuk donte qe ata qe e paguajne me taksa, dmth njerezit e thjeshte, te shihnin, e ce pastaj? njerezit kane paguar cmim te rende per nxjerrjen e tyre, po populli e ka kuptuar cfare llumaxhij kemi si ne si amerikanet ne krye, pasi kane lexuar cfare kishte ne to. Abuzimi ehste ne faktor shume me i larte se sa keto budallalleqe qe thua ti. Prometeun vertet e denuan rende zoterat, por ti mor idiot e pjek mishin ne zjarr tashti se do ishe duke e ngrene si kafshe, te gjalle, po mos kishte falur zjarrin qe ja u vodhi perendive ai qe ja hante melcine shqiponja maje malit. eh cthem dhe une aty injoranca ehste shtresezuar.
Idiot! Me brire madje! Ju jeni pjelljet me te keqija shqipetare! Qelbesira amerikane, qe as amerikane nuk jeni! Jane sekrete shteterore debil! Shko nxjerre njehere sekretet e amerikes kudo qe te jesh, se e gjen vendin atje ku realisht duhet ta kesh!
PARA PUBLIKUT PERBEJNE SEKRET TE DHENAT E KLASIFIKUARA QE JANE DEKONSPIRUAR NGA SULMI ARMIK KIBERNETIK??? KY DEKONSPIRIM I KA SJELLE DEME TE KONSIDERUESHME PUBLIKUT DHE VETEM PUBLIKUT DHE KY PUBLIK DUHET TE KERKOJ PERGJEGJESITE NE IRGANIZMAT DHE ORGANET LIGJZBATUESE TE SHTETIT SHQIPTARE SI NJE E DREJTE LEGJITIME E TIJ TE GARANTUAR ME KUDHTETUTE. PRA SHTETI SHQIPTAR KA RENE ME KEQ SE NE VITIN E MBRAPSHTE 1997. ESHTE E TMERRSHME DHE E DHIMBESHME. TURPI I MBULOFTE KLASEN POLITIKE SHQIPTARE NE PUSHTET DHE OPOZITE!
PërgjigjuPO KSHU O MO UKI.... KURR PËR KRYEMINISTER VIHET NJË PIKTOR... DHE SA HERE DEL NË TV THOSHTE UN PIKTOR JAM KRIEMINISTËR KURSE TI EKSELENT ME MASTER NE JURIDIK PUNON KAMARIER... MINISTER FINANCE QË MBAROJNË PËR ANGLISHT.... MINISTER ARSIMI QË MBAROJN MASTER TEK KRISTAL CENTER... KRYETAR BASHKIE QË SKA MBARU SHKOLL FARE... PO FARE... VET I VOTUN VET TJA SHOHIN HAJRIN... SHQIPTARËT.