Nesër PD e Berishës zgjedh kandidatët e bashkive për garën e 14 majit! Fiton kush merr mbi 50% ndryshe balotazh! Ish-kryeministri ‘dorëzohet’ për Malësinë e Madhe

Demokratët e Sali Berishës do të zgjedhin më 4 dhjetor emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë.  Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.

Më interesante përballja është në Tiranë, ku mes 7 kandidatësh, gara mes Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit dhe Gert Bogdanit është më e forta. Në 3 bashkitë e tjera të mëdha, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi nuk priten surpriza. Në dy të parat, PD e Berishës kandidon me vetëm 1 emër, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë, që rrjedhimisht janë kandidatë zyrtarë, ndërsa në Durrës, mes dy kandidatëve, Armand Dervishi i panjohur politikisht, Igli Cara ka mbështetje të gjerë.

Vetëm 1 kandidat, kanë  7 bashki në të gjithë vendin, ku primaret do të jenë thjesht formale. Në bashkinë e Krujës, e vetmja me 11 kandidatë, gara pritet e fortë. Pretendentët kryesore janë Ndriçim Babasi dhe Agron Loka që aktualisht drejton degën e PD. Në këtë bashki, garon në primare edhe kandidati i Partisë së Lirisë Denis Hidri. 

Në Bashkinë Kurbin, gara pritet të marrë vëmendje të veçantë, për shkak të konfliktit me armë 5 ditë para mbajtjes së primareve. Nga 7 kandidatë që ishin tashmë kanë mbetur vetëm 5 për shkak se Rithemelimi i përjashtoi 2 që ishin protagonistë në konflikt. 

Dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit. Numër të lartë kandidatësh kanë edhe Librazhdi me 6 kandidatë, Selenica 6, Dibra 6, Mirdita 6, Lezha 6, Fushë-Arrëzi me 5 kandidatë, e po me 5 edhe Saranda, Tropoja, Fieri, Mati.

Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Primare Berisha ka zgjedhur të mos ketë vetëm në 4 bashki të vendit, Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë Vangjel Dules dhe Pustec, që i lihet partisë minoritare maqedonase. Në Malësinë e Madhe, Berisha nuk ka asnjë kandidat, e vetmja bashki që i mbijetoi luftës Basha-Berisha, duke mos lejuar ngritjen e strukturave paralele të ish kryeministrit atje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Të shtënat me armë pas takimit për ‘Primaret’ në Kurbin, ‘Rithemelimi’ përjashton nga gara 2 kandidatë Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza

Personat e përfshirë në incident

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin ku u qëllua me armë zjarri, ka sjellë penalite për protagonistët e ngjarjes. Dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale te Rithemelimi, pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive. Sipas PD-së së Rithemelimit aktet e dhunës të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e kryesisë së kësaj force politike kanë cenuar rëndë ecurinë e procesit zgjedhor të primareve.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i kërkon kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave disiplinore me shkarkim nga çdo funksion në këtë parti të shtetasit Van Rica. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kandidateve të primareve me kryesinë, ku 53-vjeçari  Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori i kësaj ngjarje u arrestua nga policia disa orë më vonë, por pas tre ditësh gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeloshi: 04/12/2022 06:53

    Heu bre. Or tej Van Cica tani kap ate te magjarit e shtrengoje fort. Trim mbi trima Van Cica qe pshurret nbrek.

    Përgjigju
  • opionisti: 03/12/2022 16:58

    nuk ka zgjedhje primare pa urdher prokurorise dhe policise per kandidate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë