Të dielën Superliga/ Spikat Vllaznia-Partizani, trajneri i shkodranëve: Do dalim fitues! (VIDEO)

E diela rezervon javën e tetë të Superligës me Vllaznia-Partizani që është edhe sfida kryesore. Shkodranët vijnë si kryesues të Superligës, ndërsa të kuqtë si mbrojtja më e mirë e kampionatit pavarësisht se dy ndeshjet e fundit nuk ka shkuar më shumë se barazimi. Në prag të takimit dy trajnerët, ai i Partizanit dhe Vllaznisë, janë shprehur:

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Në këtë ndeshje duhet të mos kursejmë asgjë sepse kemi më shumë kohë për sfidën e ardhshme. Të shkojmë në Shkodër duke ndryshuar strategji, duke ndryshuar pak manovër, në mënyrë që të marim më të mirën e mundshme me kondicionin dhe grupin e lojtarëve që kemi.”

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “E di se me kë kemi të bëjmë dhe se si do të veprojme në fushë. E vlerësojmë ndeshjen, kundërshtarin dhe do të bëjmë maksimumin që të dalim edhe fitues.”

Ndërkohë Tirana e Nevil Dedes, që në mesjavë gjeti fitoren e parë në krye të bardhebluve, do të presë Apoloninë për herë të parë këtë sezon në ‘Selman Stërmasi’.

Nevil Dede, trajner i Tiranës: “Nuk është e lehtë dhe mbi të gjitha një rezultat pozitiv duhet të pasohet me një tjetër. Në momentin që nuk e bëjmë këtë atëherë bie poshtë dhe nuk ka vlerë as fitorja në Laç.”

Ernest Muçi, futbollist i Tiranës: “Ekipi i Apolonisë është një ekip që lufton. Ka arritur një fitore në ndeshjen që kaloi dhe do vijnë të motivuar kundër Tiranës. Ndërkohë ne duhet të fiokusohemi sa më shumë në mënyrë që të marrim tre pikët.”

Sakaq pas humbjes me Vllazninë Kastrioti do të udhëtojë në Ballsh për t’u përballur me Bylisin, skuadrën që aktualisht renditet e fundit në klasifikim.

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit: “Ndeshja në Ballsh një rëndësi të veçantë pas humbjes me Vllazninë. Kështu që do shkojmë të angazhuar, mobilizuar për të marrë rezultat pozitiv sepse i kemi lojtarët. Kam besim absolut që do të dalim mirë.”

Ndërkohë dy ndeshjet e tjera të së dielës janë Kukësi-Skënderbeu dhe Teuta-Laçi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/12/2020 18:45

    JA SA MIRE E KENI BERE STADIUMIN E SHKODRES,,,,ASHTU SIC ISHTE ME PISTE PER ATLETET,,,DHE DIELLI E KAP FUSHEN DHE BARI NUK PRISHET,,,,KURSE TE KUNDERTEN KENI BERE PER QEMAL STAFEN NE TIRANE...HOQET PISTEN DHE FUTET KULLEN E NGUSHTUAT ATADIUMIN DHE DIELLI NUK E KAP BARIN,,,DHE GJENDJA E FUSHES ESHTE SKANDALOZE,,,20 MILION TE HEDHURA NE LANE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë