Të dielën u martua, të hënën i djeg shtëpinë burrit, policia e Fierit: Rudina tentoi të mbysë edhe 2 vajzat e saj

Fier- Polica e Fierit zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit ku shtetësja Rudina Kishta, 42 vjeçe i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj. Policia thotë se gruaja para këtij akti ka tentuar të mbysë edhe dy vajzat e saj të mitura. 

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë.

Mësohet gjithashtu se të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.

Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika tha se e kishte marrë në shtëpi një ditë më parë dhe pas një sherri Rudina iu kishte bërë gjëmën. 

"Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë"

Ardian Gjika

Për ngjarjen foli edhe kryefamiljari Trifon Gjika vjehrri i Rudinës, i mbetur mes katër rrugëve pasi shtëpia ku jetonin u shkrumbua komplet, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.

Njoftimi i plotë i policisë

Fier

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

•Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t'i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasja për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis