Të dielën Vllaznia-Kukësi, trajneri Josa: Prova e së vërtetës! Gega: Shkodranët do jenë ndryshe nga humbja me Erzenin

Java e dytë e Superligës të dielën sjell dy sfida ku spikat përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit, dy skuadra që kanë pretendime për kreun e tabelës. Gjithsesi shkodranët e nisën në malore sezonin e ri pasi në ndeshjen e parë u mposhtën 1-0 nga Erzeni, ndërsa tani i pret një sfidë më e fortë, të paktën në letër.

“Nuk e konsideroj më të fortë se ndeshja kundër Shijakut, por e shoh një sfidë të rradhës ku ne mund të përmirësohemi. Madje do të tregojë se çfarë do bëjë dhe deri ku mund të arrijë kjo skuadër,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Në kampin verilindor në ndeshjen e dytë presin një Vllazni shumë më serioze dhe të fortë se ndeshjen e parë.

Vllaznia nuk është ajo që u shfaq në ndeshjen e parë kundër Shijakut. Jam i sigurtë që Vllaznia është një skuadër me potencial dhe tifozëri të madhe. Shkojmë për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë. Ne duam të shmangim gabimet e ndeshjes së parë dhe të luajmë në grup. Sakaq të shfrytëzojmë edhe çdo moment të dobët të shkodranëve,”-tha Skënder Gega, trajner i Kukësit.

Në ndeshjen e parë Kukësi barazoi në shtëpi 1-1 kundër Tiranës kampione, ndërsa sfida me Vllazninë në Loro Boriçi do të nisë në orën 19:30. Më herët, në orën 17:00 Tirana luan në transfertë kundër Egnatias.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën