Të humbësh kilogramët e tepërt nuk ka qënë asnjëherë më argëtuese se kaq. Nuk është nevoja të bëni dietë apo të shkoni në palestër. Të rejat më të fundit tregojnë se tashmë kilogramët ‘ekzekutohen’ duke qëndruar në divan.
Studiuesit e Universitetit Ëestminster zbuluan se shikuesit e filmave horro djegin kalori pa kuptuar. Ulur para një filmi të frikshëm mund të digjni 184 kalori. Nëse e bëni këtë disa herë në javë do të digjni rreth 500 kalori pa e kuptuar.
Dr Richard Mackenzie, tha: "Me rritjen e shpejtë të pulsit dhe presionit të gjakut rreth trupit, përjetoni një rritje të adrenalinës. Është ky lëshim i adrenalinës me veprim të shpejtë, i prodhuar gjatë shpërthimeve të shkurtra të stresit intensiv ose në këtë rast, të shkaktuar nga frika, e cila është e njohur për uljen e oreksit, rritjen e normës metabolike bazale dhe përfundimisht djeg një nivel më të lartë kalorive./DailyStar