Ndërsa po përjeton suksesin e saj me turneun “Best F*n Night Of My Life”, Bebe Rexha ka marrë një surprizë të këndshme në Gjermani.
Pasi përfundoi performancën, artistja u prit nga një numër i madh fansash të cilët donin të takonin yllin me famë botërore e të bënin foto me të.
“Shqipe të duam me zemër”, u dëgjua tek thoshte një nga fansat, koment i cili u kthye po në gjuhën shqipe nga këngëtarja.
“Të dua shqipe”, dëgjohet tek thotë Bebe Rexha.
Turneu është zhvilluar në disa vende të Evropës. Përveç surprizave të këndshme, këngëtarja ka hasur dhe në incidente, siç ishte ai pas të cilit përfundoi me 3 qepje në pjesën e vetullës. Rexha u godit me telefon në skenën e “The Rooftop” nga një fans, pasi bëri simbolin e shqiponjës.
“Të dua shqipe”, Bebe Rexha shkëmben dashuri me fansin nga Shqipëria pas koncertit në Gjermani
Komento