Të enjten 24 orë mocion me debat në Kuvend për çështjen 'McGonigal', PS: Mezi po e presim, kemi të vërteta për të thënë! Opozita të mos i shmanget

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nëpërmjet një deklarate nga kryesia e Kuvendit, ka konfirmuar se në mbledhjen e bërë sot me deputetët socialistë janë bërë përgatitje për mocionin e debatit që do të mbahet në seancën e ditës së enjte në organin legjislativ.

Balla tha se seanca me mocion debati pritet të zgjasë deri në 24 orë për t’u dhënë kohën e mjaftueshme të gjithë deputetëve, që të shprehin mendimet e tyre. Duke theksuar se grupi parlamentar është përgatitur për mocionin me debat që do të mbahet për çështjen ‘McGonigal’, deputeti socialist theksoi se e enjtja do të shfrytëzohet nga mazhoranca për të thënë disa të vërteta përpara shqiptarëve.

“Të gjtiha grupet parlamentare duhet të kuptojnë se foltorja në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të merret peng. Çdo deputet mund ta përdorë për të thënë mendimet e tij. Në këtë këndvështrim, për seancën e ardhshme, ditën e enjte kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat dhe besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Ne po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.

Të mos gjendemi me kërkesa të tjera që mund të pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Duhet t’ju them se grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”-tha Balla.

Ndërsa u pyet për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj, Balla tha se sa i takon çështjes për të cilën flitet mbi inceneratorët, PS ka votuar një raport të komisionit parlamentar të posaçëm të ngritur për këtë çështje.  

Sa i takon kërkesës së  Partisë Demokratike për të nisur sa më parë shqyrtimin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga këshilli i legjislacionit.

Ai foli gjithashtu edhe mbi ligjin për dekoratat që u kthye nga Presidenti i Republikës me duke e cilësuar atë që një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të Kreut të Shtetit. Balla tha se shqetësimet e presidentit do të shqyrtohen me kujdes në seancën plenare të Kuvendit.

Ditën e sotme, grupi i parlamentar i Partisë Soclialiste ka zhvilluar një mbledhje, ku është folur mbi përgatitjet që po bëhen lidhur me mocionin me debat që do të mbahet ditën e enjte në Kuvend për çështjen ‘McGonigal. Kujtojmë që në seancat e kaluara deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren pas rrëzimit të kërkesës së tyre për të pasur një mocion me debat me kryeministrin për lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së. Në seancën plenare të 16 shkurtit, u mor vendimi për mbajtjen e një mocioni me debat në Kuvend, të enjten e datës 2 mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Luftë Rama-Ahmetaj? Përgjigjet Balla: Çfarë s’kam dëgjuar! Kemi votuar një raport të Komisionit Hetimor! Ne nuk pengojmë punën e drejtësisë

 

Taulant Balla është përgjigjur rreth asaj që flitet për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Balla thotë se kanë votuar një raport të komisionit hetimor parlamentar ndërsa thekson se nuk do të pengojnë punën e drejtësisë.

“Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

Ju sugjeroj që të lexoni me vëmendje dhe qëndrimi i votuar nga ana jonë është qëndrimi ynë dhe e vërteta është që PS e Shqipërisë vijon t’i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare ku drejtësia ka punën e vet dhe Kuvendi ka punën e vet. Secili duhet të respektojë të gjitha e veprimet e çdo institucioni. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe ka rezultuar me raport. Ka pasur dhe një tjetër komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH për të cilin taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 418 milionë euro. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund se shqiptarët duan që këto çështje të hetohen me paanshmëri dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, tha Balla.

Ora 11:23
Begaj ktheu ligjin për ‘dekoratat’, Balla: Duhen pasqyruar disa shqetësime të Presidentit! Komunikimi me këtë institucion më në fund normal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vetëm një ligj që ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim dhe është ai  “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke e cilësuar atë që një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të Presidentit.

Partia Socialiste thotë se do ta marrë në shqyrtim këtë dekret dhe disa shqetësime do t’i shikojë me kujdes.

“Presidenti i republikës ka ngritur disa shqetësime që lidhem me atë ligj. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin t’i shqyrtojë ato pika. Kemi të bëjmë me një President normal dhe më në fund kemi të bëjmë me një situatë normale të komunikimit mes dy institucioneve. Seanca do të vendosë nëse do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet e Presidenti. Unë mendoj se disa prej tyre duhen marrë dhe të bëjmë ndryshimet në ligj që reflektojnë shqetësimet e Presidenti”, tha Balla.

 

Ora 11:20
Shqyrtimi i vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçkën? Balla: Të premten ka ardhur shkresa, pritet përcaktimi në kalendar

 

Kërkesën e Partisë Demokratike për të nisur sa më parë shqyrtimin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla thotë se do të shqyrtohet nga Këshilli i legjisalcionit.

 “Vendimi i Gjykatës ka mbërritur të premten, nuk jam unë që e vendos por Këshilli i Legjislacionit që ka detyrimin e menjëhershëm që të vendosë në lëvizje instrumentet dhe vendosjen në kalendarin e shqyrtimit.  Mos harroni që data është një seancë e përcaktuar me një pikë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar që është mocioni me debat”, tha Balla.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefi i spiunazhit jugosllav: 27/02/2023 18:03

    Per ...IC e Vic eshte dalluar Saliu YT i madherishem,Nuk Moka.Ka dhe te tjere qe,Ca' Kane ikur,Ca Kane vdekur dhe Kane lene PD vetem.Ka dhe Ca qe i bejne fresk serbit,qe Kane pergatitur dosjet ne favor te serbit kunder UCK

    Përgjigju
  • diller: 27/02/2023 16:54

    sa mall do pine per 24 ore ?

    Përgjigju
  • nicola: 27/02/2023 16:51

    dillerat duke ferku duret,24 ore parlament

    Përgjigju
  • Eugen: 27/02/2023 16:36

    Seanca me sa kemi mesuar eshte per llogaridhenie te Kryeministrit ndaj Kuvendit. Nuk e kuptoj cfare roli ka kreu i grupit parlamentar te subjektit maxhoritar qe avokaton Qeverine.

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/02/2023 11:51

    Taulant Daçiçi shqipfolës….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja