TIRANË- Ditën e enjte do të mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë, por që hasi kundërshtinë e mazhorancës si përgjigje.
Reforma Zgjedhore është një nga pikat kyçe ku opozita dhe mazhoranca ndajnë qëndrime të ndryshme. Nga njëra anë, është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar një platformë me 5 pika ku i ka vënë kusht kryeministrit Edi Rama për t'i realizuar në të kundërtën duhet të "hap krahun", nga ana tjetër është ky i fundit që është shprehur i vendosur për miratimin e kësaj Reforme, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare.