TIRANË- Deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga foltorja e Kuvendit se mund ta votojë Reformën Zgjedhore edhe me opozitën e re, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj në një dalje për mediat. Basha tha se nuk ka opozitë të re apo opozitë të vjetër, por vetëm një opozitë që përfaqëson shumicën e zgjedhësve në vend.

“Nuk ka opozitë të re. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist Termi i opozitës së re është term i medias së kapur nga qeveria. Ka vetëm një opozitë që është PD dhe aleatët e saj”, u shpreh Basha.

Basha u kujtoi edhe njëherë Ramës planin me 5 pika për zgjidhjen e krizës politike në vend, dhe për krijimin e Reformës Zgjedhore. Ai akuzoi Ramën se ka dështuar në rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe se për këtë faji dhe përgjegjësia është vetëm e tij.

"Reforma Zgjedhore është prioritet. Kjo nuk është asnjë beteje as për Edi Ramën dhe as për Lulzim Bashën. Ne kemi propozuar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza", u shpreh Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Basha: Shqipëria ka arritur rekord për trafik të drogës, Rama i ikën përgjegjësisë duke e fshehur

1570101176_basha8.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha u akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur të bëjë Reformën Zgjedhore me persona të inkriminuar. Basha tha se Shqipëria do të marrë jo për integrimin europian për shkak se Shqipëria sot ka arritur në nivel rekord për trafik të drogës.

"Vetëm në mendjen e një njeriu që nuk e do integrimin europian, që do që të fshihet prapë për dështimin tjetër të rradhës për hapjen e negociatave, mund të thotë “e marr dhe e bëj vetë” reformën zgjedhore. Me kë do ta bëjë? Me Tom Doshin do ta bëjë? Me Vangjush Dakon? Me Avdylajt? Me Ymer Lalën? Me Jurgis Çyrbjen? Për kë bëhet reforma zgjedhore? Që kriminelët të vazhdojnë të jenë në parlament e të vazhdojnë të marrin vendime në emër të shqiptarëve, të vazhdojnë të grabisin pasurinë e shqiptarëve, bregdetin e shqiptarëv, pyjet, guroret, mineralet, naftën, tokat, taksat, tenderat, koncesionet?! Për këtë bëhet reforma zgjedhore? Sigurisht që jo! Kjo nuk ëhstë reformë zgjehdore. Ky është serum për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar, që ka degraduar zgjedhjet dhe ka degraduar demokracinë, prandaj nuk futemi në Europë.

Për këtë arsye Shqipëria është në krizë ndërsa kushtet e Europës sa vijnë dhe shtohen. Pse ato vende i thonë PO Maqedonisë dhe JO Shqipërisë. Arsyeja është e thjeshtë se Edi Rama ka dështuar në çdo fushë ku kërkohet progres dhe tani po përpqet t'i ikër përgjegjësisë. I ka ikur përgjegjësisë duke fshehur faktin se Shqipëria edhe këtë vit ka arritur rekord për trafik të drogës. Edi Rama fatkon para shqiptarëve se nuk e do integrimin europian", u shpreh Basha.

Ora 13:39
'Një karrocë nuk mund t'i thotë një treni hap krahun'/ Basha citon Ndokën: Rama rrangallë e vjetër, e dalë nga shinat

1570101878_basha8.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha ka zgjedhur t'i përgjigjet deklaratës së Ramës se një karrocë nuk mund t'i thotë një treni hap krahun, me një batutë që kreu i PDK Nard Ndoka bëri dje në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga.

"Përgjigjen ia ktheu Ndoka kur e quajti rrangallë të vjetër e dalë nga shinat"u shpreh Basha.

Ora 13:30
Basha: Rama nuk mund ta votojnë Reformën Zgjedhore pa ne! Opozita e re nuk ekziston

Lidhur me deklaratën e Ramës së do ta votojë Reformën Zgjedhore me opozitën e re, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se vetëm një njeri që nuk e do çeljen e negociatave mund ta bëjë këtë. Basha tha se ky është shansi i fundit i PS për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike. Basha tha se nuk ka opozitë të re apo opozitë të vjetër, por vetëm një opozitë që përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve në vend.

"Kushtet e Bundetsagut flasin më shumë se fjalët boshe të një njeriu të kapur në dështim. Të merret vendim për Reformën Zgjedhore në përputhje me kushtet e OSBE ODIHIR. Rishikimi i Reformës Zgjedhore duhet të bëhet në dialog të hapur me të gjitha partitë politike.  Vetëm një njeri që nuk e do çeljen e negociatave thotë e marr dhe e bëj unë vetëm. Me kë do e bëjë vetëm. Me ata që vjedhin taksat e shqiptarëve. Ky është një sistem që ka degraduar. Ky është shansi i fundit për PS që të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së rëndë poliitke. Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas dështimit të radhës sepse vetëm ai është përgjegjës. PD dhe opozita kanë parashtruar një plan me 5 pika. Nuk është hera e parë që Edi Rama fshihet dhe dredhon por ne do bëjmë gjithçka që kjo të jetë hera e fundit.

Nuk ka opozitë të re dhe opozitë të vjetër. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist", u shpreh Basha..

Ora 13:22
Basha: Rama të hapë krahun, shqiptarët nuk e meritojnë të mbeten mbrapa

1570100555_basha.jpg

Edhe njëherë tjetër kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të hapë krahun dhe të lejojnë një vizion të ri në vend

"Të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten mbrapa. Duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt. Reforma Zgjedhore është prioritet. Kjo nuk është asnjë beteje as për Edi Ramën dhe as për Lulzim Bashën. Ne kemi propozouar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza", u shpreh Basha.