Të enjten Kuvendi do miratojë ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. Vendimi është marrë nga maxhoranca gjatë mbledhjes së zhvilluar me ministra dhe deputetë të PS, mëngjesin e kësaj të hëne te Kryesia e Kuvendit. Në takim kanë marrë pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të kryesisë së grupit parlamentar të PS. Takimi është drejtuar nga zv/kryeministrja Senida Mesi, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ky format takimi i cili drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe zv/kryeministrja Senida Mesi do të jetë i përjavshëm dhe do të shërbejë për koordinimin e punës së qeverisë me axhendën parlamentare. Besohet se ky format takimi zëvendëson takimet e të mërkurës Rama-Meta gjatë katër viteve të qeverisë së kaluar.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com