Të enjten seanca parlamentare, pa 23 deputetë të Bardhit e Berishës! PS voton pr/ligjin e lojrave të fatit dhe dekoratat, s'e ndal skenari i Rithemelimit

Të enjten seanca parlamentare, pa 23 deputetë të Bardhit e Berishës! PS voton pr/ligjin e lojrave të fatit dhe dekoratat, s'e ndal skenari i Rithemelimit

Kuvend, seanca 5 shkurt 2024

Pr/ligji për lojrat e fatit dhe pr/ligji i dekoratave i cili u kthye në Kuvend  nga presidenti Bajram Begaj pritet të votohen në seancën e së enjtes 8 shkurtit në kuvend.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërsa deputetët e Bardhit dhe të Berishës pritet që të përsërisin skenaret e kaosit dhe të zhurmës me qëllim që të mos lejojnë një seancë normale.

Deputetët e opozitës janë të vendosur të vijojnë këtë skenar si protestë për rrëzimin e kërkesave të tyre. Ajo çfarë duhet thënë se skenari i kaosit nuk pengon votimin e pr/ligjeve pasi maxhoranca i ka votat të vijojë dhe pa to.

Në seancën plenare të ditës së neserme nuk do të jenë të pranishëm as 19 deputetët e perjashtuar në datë 29 janar 2024. Ndërsa sot PS kërkoi dhe përjashtimin e katër deputetëve të tjerë, të cilët vijuan sërish me skenarin e tentativës së bllokimit të punës në Kuvend: Gazmet Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.Pritet që Sekretariati i etikës i Kuvendit të mblidhet sot të marrë vendim. 

Deputetët e përjashtuar më 29 janar
1- Albana Vokshi
2- Sorina Koti
3- Elda Hoti
4- Lindita Metaliaj
5- Isuf Çela
6- Tritan Shehu
7- Lefter Gështenja
8- Helidon Bushati
9- Xhelal Mziu
10- Edmon Spaho
11- Oerd Bylykbashi
12- Saimir Korreshi
13- Kasëm Mahmutaj
14- Ramadan Likaj
15- Kastriot Piroli
16- Qani Xhafa
17- Lodovik Hasani
18- Luan Baçi


Pr/ligji për lojrat e fatit kaloi dje në komisionin e ekonimisë   Deputeti Erjon Braçe ripërsëriti qëndrimet për një kontroll më të fortë të kompanive të licencuara për të dekriminalizuar tërësisht sektorin. Braçe e quajti themelore që në këtë proces të përfshihet SPAK.

Ndërkohë më 13 janar 2024 presidenti riktheu në kuvend ligjin e dekoratave duke argumentuar se ishte cënuar e drejta e Presidentit

Rendi i ditës

3. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027"

4. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2021-2027". 5. Projektligj "Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

6. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore"

7. Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027"

8. Projektligj "Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019"

9. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

10. Projektligj "Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë". 11. Projektligj "Për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë

12. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 162/2020, "Për Prokurimin Publik"""" 13. Dekreti nr. 10, datë 13.1.2023 "Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 "Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë.

14. Projektvendim "Për miratimin e planit vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore