Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

Ditën e enjte më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi dje (18 dhjetor) kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Përfundimisht Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të 21 Dhjetorit, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur edhe mbylljen në qeli të ish Berishës.

Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Të enjten seanca plenare, pika e parë e rendit të ditës dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës! Ish- kryeministri ndryshon qëndrim: Nuk do ta njoh vendimin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania