'Të fillojmë nga Londra e Qipro dhe pastaj me lekët këtu', Braçe ironizon Metën: Ka të drejtë, paratë e depozituara jashtë duhen sekuestruar

'Të fillojmë nga Londra e Qipro dhe pastaj me lekët këtu', Braçe ironizon Metën: Ka të drejtë, paratë e depozituara jashtë duhen sekuestruar

Ilir Meta dhe Erion Braçe

TIRANË- Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka dalë kundër propozimit të qeverisë për “pasaportat e arta”. Nisur nga deklarata e ish-presidentit, Braçe shkruan se paratë e depozituara jashtë shtetit e që janë bërë prona këtu, duhen sekuestruar, po një gjë e tillë duhet të nisë nga Londra e Qipro, dy vende për të cilat ish-kreu i shtetit është akuzuar për pastrim parash.

“I.M ka shumë të drejtë; Paratë depozituar jashtë, bërë prona të patundshme apo që kane krijuar emigrantë depozita, duhen sekuestruar! Ta fillojmë nga Londra e Qipro them unë! Pastaj vijojmë me lekët e pronat këtu”, shkruan Braçe.

Ndaj Metës ka pasur edhe padi në SPAK ku akuzohet se ka pastruar para në kompani offshore në Qipro. Në padi thuhet se referuar këtyre të dhënave krijohet dyshimi se politikanë të përfolur si është rasti i Metës kanë qarkulluar  para të përfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme teksa ka pasur zëra edhe për një pasuri 70 milionë paund në Angli. 

Një ditë më parë, Ilir Meta kundërshtoi projektin e qeverisë duke thënë se Edi Rama e bën këtë vetëm për personat që kanë para dhe duan t'i pastrojnë në vendin tonë. Kujtojmë se në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.

Postimi i Erion Braçes

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 20/08/2022 17:02

    Po po ne Londër Ilir Meta ka shtepi luksoze dhe lokale luksoze qe ja administrojnë njerëz te tij.Duhet konfiskua gjithe pasurin e Ilir hajdutit dhe Sali non grates,duhet qe keta njerëz e shume si keta me u dhane goditje ekonomikisht,me para ata blejnë gjithkend

    Përgjigju
  • Like: 20/08/2022 12:28

    Erjon mos ja ver re se kishte pi i cik o zemer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur