Shtetësi shqiptare investitorëve të huaj? Delegacioni i BE, rezerva për projektin, opozita akuzon Qeverinë! Berisha: Thirrje për kriminelët

Në një vendim të marrë më 29 korrik, Qeveria shqiptare i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë, një kontraktim në formën e koncesionit.

Ky vendim i qeverisë ka sjellë reagime nga delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Sipas një shkrimi të botuar në reporter.al, BE ka kërkuar ndaljen e skemës së shtetësisë për investitorë pasi bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe përbën rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin. Në përgjigje të medias delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë tha se projekti i Qeverisë për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

 “Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së,” tha delegacioni, i cili paralajmëroi se kjo do të diskutohet edhe në procesin e negociatave.

Ky projekt i qeverisë dhe kritikat e delegacionit të Bashkimit Evropian ka sjellë edhe reagimin e opozitës. Ish-Kryeministri Berisha, në një konferencë për mediat sot, thotë synimi i Ramës është ta shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Berisha tha se PD e tij do të kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në BE.

"Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Europës dhe botës. PD deklaron se pas nismës për legalizimin e kanabisit, ligjit për amnistinë fiskalë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë dhe i fundit i shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal dhe botëror", tha Berisha. 

Por i pyetur se pse ndryshon kjo nismë nga ajo që ndërmori disa vite më parë kur ishte vetë Kryeministër, Berisha tha se sipas tij në atë kohë Shqipëria nuk ishte vend kriminal.

“Shqipëria doli nga rrugët e trafikut të drogës. Nuk bëhej fjalë për narkoshtet të Shqipërisë në atë kohë.  Ne kërkuam amnisti civile, jo penale dhe fiskale. Ndërsa Edi Rama ka trinomin: Mbjellje e drogës, amnistinë fiskalë penale dhe së fundmi pasaportën e artë”, tha Berisha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, deputetja e PD Tabaku thotë se iniciativa e fundit për pasaportat do të shkaktojë problem për integrimin evropian të vendit.

“E gjitha rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pasaporta të florinjta! Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem për sigurinë por dhe për pastrimin e parave”, shkroi Tabaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Berisha kundërshton projektin e qeverisë: Pasaporta e artë shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm! Bllokon procesin e integrimit në BE

Sali Berisha ka reaguar për projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.  Në konferencën për mediat, Berisha thotë se synimi është të shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Gjithashtu theksoi se PD do të kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në BE.

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Europës dhe botës. PD deklaron se pas nismës për legalizimin e kanabisit, ligjit për amnistinë fiskalë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë dhe i fundit i shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal dhe botëror.

Pasaporta e artë në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja kurse pasaporta e artë është një kanal i zi për të larë narko eurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit, Europës dhe botës në Shqipëri. Është para e cila po shkatërron sot Tiranën, arkitekturën, urbanistikën, trafikun dhe mjedisin e saj. Kjo para ka shndërruar Tiranën në një nga 12 qytetet më të ndotur të planetit.

Pasaporta e artë është mekanizëm shtesë vdekësor për konkurrencën e ndershme dhe bizneset e ndershme në këtë vend. Edi Rama është i njohur për shkatërrimin e klimës së biznesit. Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika kanë synim bllokimin e procesit të negociatave. E paralajmëroj se do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita”, tha Berisha.

 

Ora 11:22
Shtetësi shqiptare investitorëve të huaj? Pollo: Në rrezik liberalizimi i vizave

1649952992_Screenshot2.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, në një postim në Facebook ka thënë se qeveria po rrezikon liberalizimin e vizave me projektin për dhënie të shtetësisë shqiptare për investitorë të huaj dhe të pasur.

 “Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anullimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Europë. Po ashtu lëshimi i pashaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën. (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e anulluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni”, ka shkruar Pollo.

Ora 09:55
Tabaku: Standardet e BE nuk mund të jenë për shitje! Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul me projektin për dhënien e pasaportave për investitorët e huaj

1660895895_tabaku.JPG

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për integrimin në BE dhe për disa çështje për të cilat është e shqetësuar dhe pretendon se procesi rrezikon të kthehet në nul. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku thotë se arsyeja përse çdo përpjekje mund të shkojë dëm është iniciativa e fundit për projektin për dhënie të shtetësisë shqiptare për investitorë të huaj dhe të pasur.

“Standardet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit.

Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër! Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!

Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pasaporta të florinjta! Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem për sigurinë por dhe për pastrimin e parave.”, shkruan Tabaku.

Ndër të tjera thekson se edhe amnistia fiskale do të kthejë Shqipërinë në vend për pastrimin e parave. Ndër të tjera thotë se politika duhet të diskutojë për zhvillim dhe integrim, jo të tërheqë asetet e vendosura në mënyrë kriminale. Teksa përsërit se vlerat dhe standardet e  BE nuk mund të jenë për shitje, Tabaku thotë se asnjë shqiptar nuk do tregojë lirinë e tij për udhëtim pa viza në këmbim të ligjit për pastrim parash.

“Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Kjo se pari tregoj dështimin e politikave ekonomike, menaxhimit buxhetor por dhe varfërinë e strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe kapitalit vendas. Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje te varfërisë politikët duhet te jene në shërbim te shumicës.

Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim, për politika për të diversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqësinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në mënyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.

Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë. Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE”, shkroi Tabaku.

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/08/2022 02:13

    Programe te tilla ka gjithe bota,por bota nuk ka drejtesi si e jona.Ju kujtohen ata vellezerit indiane qe investonin tek ne ,a na perfaqesonin neve,por kerkoheshin nga drejtesia e vendit te tyre,ne mos gaboj?Ju kujtohet ai mafiozi italian,parate e te cilit donin t'i pastronin ne Shqiperi shoket e Tacit?Ju kujtohet Fazllici? Sa persona te kerkuar gjetke,jane kapur ketu,e keni llogaritur?Sikur te gjithe ketyre t'u ofrohej shtetesia shqiptare,i mendoni pasojat?-/Te dashur kriminele te botes,per parate dhe investimet tuaj,jeni te mirepritur ne Shqiperi,ju ofrojme te gjitha kushtet,te pastroni e investoni parate tuaja te dyshimta.Si shperblim ju ofrojme nje pashaporte(qe nuk vlen shume,por mund t'ju mbroje sidisi ne aventurat tuaja,cilado qofshin ato.)/

    Përgjigju
  • fisheku: 19/08/2022 15:45

    Aspak dakort. Marrja e shtetesise vetem sipas ligjit ne fuqi dhe mundesisht te behet shume e veshtire. Kini kujdes dhe mos e mbushni Shqiperine me kinez ........

    Përgjigju
  • Pse jo?: 19/08/2022 12:41

    Mali zi kishte po te njejtin program pra një vend kandidat në EU dhe fqinj, kishte programin e pasaportave të arta! Spanja e ka akoma. Portugalia e ka patur! Malta akoma e ka di program! Ta gjithë keto shtete pa permendur edhe qindra shtete demokratike perendimore kane patur dhe kane akoma disa programe të tilla , lind pyetja pse shqiperia ka gjithnje standardin e gomerëve ? Pra jemi hapur nga 1991 si vend jo komunist sot tani eshte normale hapja e botes dhe investitore nga kudo mund të jene të barabarte, programi “vizat e arta” ka qënë në gjithë europen perendimore në shume shtete ndaj shqiperia të pershtatet pra të bëhet programi por të rriten filtrat dhe të kete barazi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja