TIRANË- Për të vërtetuar qëndrimet e tij se protestat në Tiranë po kurdisen nga influenca të huaja, mes tyre edhe Irani, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë postimin e Mustafa Terniqit, një personazh që në rrjetet sociale prezantohet si Hoxhë. Ky i fundit kishte publikuar një shkrim për një nga nismëtarët e protestës, Arben Kola, por pyetja që ngre shefi i qeverisë është se ç’punë ka hoxha në tubim dhe për llogari të kujt është futur aty, kur vendin e ka në xhami?!
Rama vijon me ironinë duke thënë se hoxhës po i flet miza në vesh (duket se i referohet influencave të huaja), ndërsa e këshillon që të mos luajë kukafshehthi e të mos bëjë me punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve.
“Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamengove. Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën
***Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…”, shkruan Rama.
Postimi i Mustafa Terniqit
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Komente












Nga dolën gjith kta anadollakë !?
Përgjigju