Të fluturosh apo të rrëzohesh?! 5 sinjalet ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni

Të fluturosh apo të rrëzohesh?! 5 sinjalet ëndrrave që nuk duhet t’i injoroni

Foto ilustruese

Ëndrrat janë histori dhe imazhe që krijojmë me mendjen tonë teksa flemë. Ato ndonjëherë janë më të gjalla sa arrijmë t’i kujtojmë, ndërsa ka edhe nga ato raste që fshihen përgjithmonë nga memoria jonë.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni e frikësuar apo plot emocione dhe të kërkoni në internet se çfarë kuptimi kishte ëndrra që keni parë gjatë natës?

Më poshtë do të gjen disa prej shenjave në gjumë, që nuk duhet t’i injoroni!

1-Të fluturosh. Kjo ëndërr tregon se ju jeni gati dhe keni guximin e duhur për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj. Gjithashtu nënkupton se për momentin jeni tepër të ngarkuar në jetën tuaj dhe thjesht kërkoni të largoheni nga çdo problem.

2-Të rrëzohesh. Një nga kuptimet është humbja e kontrollit në jetën tuaj. Nëse dikush ju ka shtyrë kjo tregon se ju po i ushtroni shumë presion vetes në jetën e përditshme. Nëse e njihni personin që ju shtyn atëherë ai është shkaku i stresit tuaj.

3-Të humbësh. Kjo ju tregon se ju keni humbur rrugën tuaj dhe subkoshienca po ju lajmëron se jeni në drejtimin e gabuar. Gjithashtu tregon se në çfarë gjendje është pjesa më e thellë e vetes suaj.

4-Të ndiqesh nga dikush. Kjo ëndërr është e shpeshtë tek personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Nëse ju ndjek një njeri atëherë ju po përpiqeni të largoheni nga një çështje personale ose familjare. Nëse ju ndjek një kafshë atëherë ju po përpiqeni t’i ushtroni presion inatit apo urrejtës qe ju keni brenda vetes. Nëse ju ndjek vetja juaj atëherë ju po mënjanoni pjesë të personalitetit tuaj që ju nuk mund t’i pranoni.

5-Të qenurit në kurth. Nëse ju shikoni se keni ngecur në kurth dhe nuk mund të ikni tregon se edhe ne jetën reale ju nuk po mundeni të dilni nga një situatë. Kjo ëndërr paralajmëron se pjesa juaj më e thellë është duke ju kërkuar ndihmë për ta shpëtuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?