HOLANDË- 19 shqiptarë mes tyre 2 gra janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës në tentativë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave holandeze 17 burra dhe 2 gratë shqiptare ishin futur brenda disa materialeve brenda kamionit, por janë zbuluar pa shkuar në destinacionin final.

Kamioni me targa rumune drejtohej nga një 47-vjeçar nga Rumania  i cili është shoqëruar për në paraburgim dhe ndaj tij ka nisur një hetim. Ndërkohë për sa i përket shqiptarëve thuhet se ishin nga mosha 19 në 43-vjeç dhe ndaj tyre pritet të kryhen procedurat e riatdhesimit.