Në Partinë Demokratike është periudhë ‘ndryshimesh të mëdha’. E gjithë godina është në rikonstruksion, që nisën me heqjen e dyerve të blinduara.
Report Tv ka siguruar një video nga zyra e Lulzim Bashës, e cila tashmë pak ditë pasi u boshatis, i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Mobiljet janë të mbuluara pasi siç duket do të lyhet.
Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.