‘Të fuqishmit po japin llogari para ligjit’, Rama: Nuk është gjë e mirë të shohësh njerëz që njeh të dalin para drejtësisë por...

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si revolucionare reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë tha se të fuqishmit po dalin para ligjit por shtoi se nga pikëpamja njerëzore, “nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë”.

“Po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për barazinë para ligjit. Është e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të shtetit që në 1912, kur shpallëm pavarësinë,  shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me shtetin politik, qeveri a në opozitë, që japin llogari para prokurorëve të pavarur. Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Ajo që është e re në Shqipëri, dhe mjaft revolucionare, është që kemi pastruar procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor. Natyrisht që kjo po ndihmon shumë. Nuk ka aspak dyshim siç po ndihmon.”, u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

Në Tiranë mblidhet Komiteti i Internacionales Socialiste! Rama: IA i Mira Muratit, model suksesi për negociatat! Personazhe të fuqishëm po japin llogari para ligjit (VIDEO)


Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Katër shenjat e horoskopit që do të pasurohen gjatë muajit prill

Katër shenjat e horoskopit që do të pasurohen gjatë muajit prill