'Jam Pjerin Lazri mor, jo shteti!' Qytetari denoncon shefin e Komisariatit të Pukës: Më ka dhunuar dhe kërcënuar! Shkarkohet nga Muhamet Rrumbullaku

'Jam Pjerin Lazri mor, jo shteti!' Qytetari denoncon shefin e Komisariatit të Pukës: Më ka dhunuar dhe kërcënuar! Shkarkohet nga Muhamet Rrumbullaku

PUKË- Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit. Pas denoncimit të qytetarit, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka shkarkuar nga detyra Pjerin Lazrin për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Denoncimi

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat! Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.” Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forëard”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.

Qytetari: Janë ankuar për mua?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor!  Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!

(Qëllon qytetarin)

Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?

Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!

Qytetari: Pse?

Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.

Qytetari: E ke gjyku ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!

Qytetari: Po!

Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)

Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.

Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?

Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.

Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?

Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?

Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!

Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…

Qytetari: By***r unë?

Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.

Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.

Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…

Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!

Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe…

Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…

Shefi i Komisariatit Pukë: Ia q** motrën, ia q** motrën!

Qytetari: Unë jam burrë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.

Qytetari: Të provokoj unë, hë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po, ti shko…

Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: O do folësh…?

Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara?  Ti, a the vetë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Shtetërore! (bërtet)/tvklan.al

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
U denoncua nga qytetari për dhunë, Muhamet Rrumbullaku shkarkon shefin e Komisariatit të policisë në Pukë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, Pjerin Lazri, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, pasi sipas tij ka abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra. Shkarkimi ka ardhur pas denoncimit të një qytetari në një emision investigativ se Lazri ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar, duke keqpërdorur kompetencat e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thotë se garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 09/11/2022 13:42

    Ky polic eshte shume i trashe nuk mund te bente nje veprim te tille, mund te vepronte i qete dhe me ligje por si duket nuk ka shkolle se e ka marre me para kete e verteton sjellja e tij prej kafsherie, ai dhunuesi mund te hapi proces gjyqesor.

    Përgjigju
  • Lala: 09/11/2022 09:51

    Tamam polic.bie pre e provokimit.se duket QE e ka provoku KY Tipi policing ne fillim

    Përgjigju
  • Roni: 09/11/2022 02:24

    Eh sa police si puna e ketij shefi ka ne Shqiperi. Eshte e kote, sado t'ia rrisesh rrogen, t'i shkollosh e trajnosh, vetem injorance shperndajne dhe pasiguri. Vetem te shohesh se si te preson policet ne Rinas kur te kontrollojne pashaporten. As miredita, as nje gejst miresjelljeje. Dhe kur thone jane me te perzgjedhurit. Turp.

    Përgjigju
    • Dardha: 09/11/2022 14:18

      Ti zotri para se tjapesh mendimin tat te mbaruar shif gjith faktet e ksaj pune. Ish i denuar per perdhunim dhe i akuzuar per ngacmim seksual ankohet se e i kan hequr patenten per largim ndaj forcave te policis. Shprehet se ka punuar ne sarand 9 muaj, normal se nuk te do njeri ne qytetin tat kur ke bo 1000 tzeza. Shefit tipa si puna jote i han karin shkofsh nfe tsatom

  • Tomka: 08/11/2022 23:29

    Shef Pjerini asht nder tpaktit dhe tvetmit qe nuk eshte josh nga "kafet" e zakonshme qe marrin zakonisht Shefat e Komisariateve ne vend.. moment emocional fundja njerz jemi te gjithe prekemi aq me teper prej provokimeve te ordinereve si puna ktij ne video qe ka disa denoncime per perdhunim e ngacmime seksuale, veprim shume i nxituar Rrumbullaku, Pjerini ka vite ne rradhet e Policise Shtetit, nuk mund t'ja hedhesh poshte absolutisht gjithashtu ne momentin e perleshjes me qytetarin eshte civil, ne USA te fusin plumbin O rrumbullak !!!

    Përgjigju
    • Avokat: 09/11/2022 08:41

      Po Pjerini i ka gjith fisin trafikanta. Ka abuzu gjith jeten dhe ska kund fetyre burri me degjeneruar e paten rraf aty ne shkoder duhanin fetyres ja futen.

  • Meri: 08/11/2022 23:22

    Pastrojen policin nga plehra si ky,ky haleja paska edhe grada .

    Përgjigju
  • Policia: 08/11/2022 22:54

    Provokim i paster nga nje legen hallall met katrori ja dole e shkaterrove policine e telendise meren per baze provokimet e cdo ordineri

    Përgjigju
  • tironci: 08/11/2022 22:48

    Ahh ne jemi milet moterq,,, bojm te forte me te butin e butin me te fortet, or legen vetem polic nuk je ti cdo gjo tjeter mund te jesh

    Përgjigju
  • Polic: 08/11/2022 22:23

    Dukshëm duket që Puka e ka provokuar deri në ekstrem shefin! Nëse je polic dhe një barbon të ndjek ku shkon dhe ai nuk reagon, kot që mban emrin polic. Më mirë mos nxirrni policë më në rrugë sepse i diskretituat fare!

    Përgjigju
    • Roni: 08/11/2022 23:08

      Ore i ka ardh era kti muhabeti po vaji hallit thuji

  • Timi: 08/11/2022 22:11

    Shume mire qe e shkarkoi por sipas pamjeve filmike nga stopi ish shefi duhet te dale para drejtesis per ushtrim dhune.

    Përgjigju
  • Bravo: 08/11/2022 21:38

    Keshtu duhen te denoncohen dhe te flaken nga policia keto polic ganstera arroganta qe shkelin qytetaret e thjesht me kembe. E te detyrojn te hakmerresh ti heqesh qafe

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 08/11/2022 22:30

      Ky shefi komisarjatit,pjerdhini eshte shkarku se nuk ka paguar shumen e caktuar te lekve rrumbullak muhametit....se e ka renduar ma shume doren qe kur ka marr postin....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve