Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Ersonelda nga Fieri fiton quizin "Sa kushton receta?"

Byrek me kremviçe, speca dhe djathë

Përbërësit:

1 pako peta

250 gr kremviçe

2 speca

150 gr djathë i bardhë

150 gr djathë kaçkavall

2 kokrra vezë

200 ml qumësht

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Fillimisht presim kremviçet në rrathë shumë të hollë. Specat dhe djathin i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në tasa të veçantë: Specat dhe djathin e bardhë bashkë, kremviçet dhe kaçkavallin në një tas tjetër.

Rrahim vezët dhe shtojmë 6 lugë gjelle vaj ulliri duke i përzierë së bashku dhe duke shtuar qumësht, kripë dhe piper të zi.

Byrekut do t'i japim formën e një keku dhe do ta gatuajmë në një tavë për kek. Lyejmë tavën me yndyrë. Vendosim petët duke i rrudhur brenda tavës dhe duke i nxjerrë pak nga anët. Skërkatim me qumësht dhe vajin e tretur.

Fillojmë të shpëndajmë mbushjen fillimisht specat dhe djathin e bardhë. Vendosim 2 peta, i spërkatim pak dhe në shtresën e dytë i mbushim me kremviçe dhe kaçkavall. Kështu alternojmë mbushjet në çdo 2 petë në fund mbledhim anët dhe vendosim byrekun në furrë 190 gradë Celsius për 25 minuta.

 

Fasule me pançetë dhe spinaq

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

100 gr pançetë ( në kubikë)

3 thelpinj hudhra

250 gr fasule të gatuara

600 gr spinaq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Ngrohim vajin dhe skuqim pançetën derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë hudhrën të grirë hollë dhe e gatuajmë për 30 sekonda. Shtojmë fasulet të kulluara dhe i lëmë të marrin një valë për 2 minuta. Shtojmë spinaqin sa të bjerë volumi i spinaqit dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E lëmë derisa spinaqi të thahet për 2 minuta, shtojmë pançetën nëse e kemi larguar, por mund t’I gatuajmë edhe së bashku. E shërbejmë menjëherë.

Minutat në vazhdim pjekim edhe disa gështenja!

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta