Fasule me pastërma

Përbërësit:

400 gr fasule

4 copa pastërma

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

2 qepë mesatare

1 lugë gjelle salcë

1 lugë kafeje piper i kuq

1 spec pikant

Kripë dhe piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht vendosim copat e pastërmasë në ujë që të largojmë kripën e tepërt për 1-2 orë. Ndërkohë fasulet I vendosim në darkë në ujë ose I shpëlajmë dhe I japim një valë për 10 minuta derisa të shohim që nuk rrinë në sipërfaqe të ujit.

Derdhim ujin dhe I vendosim në një tenxhere me ujë për të zierë.

Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë fillimisht hudhrën të grirë imët, qepën dhe I kaurdisim derisa qepa të jetë transparente dhe të jetë e zhytur mirë duke I hedhur herë pas here pak ujë.

Shojmë 1 lugë gjelle salcë, piper të kuq dhe i përziejmë duke shtuar përsëri pak ujë.

Shtojmë qepën e gatuar në tenxheren me fasule, copat e mishit të thatë, 1 lugë çaji kripë, specin pikant dhe I lëmë të ziejnë derisa fasulet dhe mishi të kenë zierë plotësisht dhe lëngu të jetë trashur. I shërbejmë të ngrohta me turshitë që preferoni.

 

Brokoli me qiqra në tigan

Përbërësit:

400 gr brokoli

2 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 qepë

3 thelpinj hudhra

1 lugë kafe kumin

1 lugë kafe piper i kuq i ëmbël

1/2 filxhan kafeje lëng perimesh

12 domate qershi

1 kuti qiqra

Kripë dhe piper i zi

1 filxhan çaji kuinoa të gatuara

Përgatitja:

Vendosim tenxheren dhe ujin të valuar me kripë dhe lëmë brokolin të ziejë për 3 minuta.

Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë ½ e qepës të grirë hollë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim derisa të zbutet mirë, shtojmë 3 thelpinj hudhra të grirë hollë dhe vazhdojmë përzierjen përsëri , shtojmë 1 lugë gjelle kumin, 1 lugë kafe piper të kuq të ëmbël, brokolin të grirë ose aldent, ½  filxhan kafeje me lëng perimesh, kripë, piper të zi, domate qershi, qiqrat. Kontrollojmë shijen për kripë dhe piper. Shtojmë kuinoat e gatuara, I përziejmë dhe I shërbejmë menjëherë.