Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Gjel deti me gështenja dhe arra, Shporta me parmixhanë, Sallatë me kuinoa

Gjel deti me gështenja dhe arra

1 gjel deti

Sherebel, rozmarinë

Dafinë, tumzë

5-6 qepë charlottes

600 gr gështenja

100 gr pançetë

400 gr kërpudha

Vaj ulliri

Gjalp

Kripë dhe piper i zi

150 gr arra

Përgatitja:

Pastrojmë gjelin, e marinojmë atë me kripë dhe piper të zi. Nëse kemi erëza të ftreskëta i vendosim në barkun e gjelit, nëse jo atëherë gjelin e aromatizojmë me këto erëza, por të thata. Lyejmë gjelin me vaj duke e masazhuar atë, vendosim disa copa gjap mbi gjel dhe në bark. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e vendosim gjelin në furrë, fillimisht në temperaturë 200 gradë Celsius, për 40 minuta. Gjatë kësaj kohe presim qepën në fije dhe kërpudhat në dy, ose 4 pjesë, në varësi të madhësisë.

Vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim qepën derisa të zverdhet, shtojmë pançetën dhe i skuqim së bashku me qepën derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë kërpudhat, i përziejmë në temperaturë të lartë. Në fund shtojmë gështenjat, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lëmë të gatuhen bashkë për 3-4 minuta.

Nxjerrim pulën nga furra, e lagim me lëngun që ka nxjerrë dhe mbushim pulën por edhe tavën me gështenjat e gatuara. Vendosim në tavë dhe 150 gr arra në opa të dukshme dhe vendosim gjelin përsëri në furrë, por tani në temperaturë 170 gradë Celsius, për 1 orë- 1 orë e 15 minuta. Në fund vendosim gjelin në tryezë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë.

Shporta me parmixhanë

150 gr parmixhanë

20 gr krem djathi

1 thelpi hudhër

Kripë dhe piper i zi

1 tufë koper

50 gr salmon i tymosur

Haviar

Fillimisht grijmë parmixhanin shumë hollë. Presim disa letra pjekje katrore me brinjë 12-15 cm. Vendosim një tigan në zjarr në temperaturë mesatare. Vëmë mbi tigan një letër katrore dhe sipër letrës hapim 2 lugë gjelle parmixhan të grirë duke i dhënë formë të rrumbullakët. E lëmë derisa parmixhani të shkrijë dhe të fillojë të zverdhet. Largojmë letrën dhe e përmbysim mbi fundin e një gote, e lëmë sat ë ftohet dhe do të shohim që parmixhani ngrin dhe merr formën e një shporte.

Në një tas përziejmë kremin e djathit me hudhra, kripë dhe piper të zi. Vendosim kremin në një xhep pastiçerie dhe mbushim shportat, vendosim pak koper dhe bëjmë role një fetë të vogël me salmon. Vendosim dhe një majë luge havjar dhe e shërvejë në pjatancë pasi të kemi mbushur të gjitha shportat.

 

Sallatë me kuinoa

1 gotë kuinoa 3 ngjyrëshe

½ qepë e kuqe

¾ kastravec

1 spec i verdhë

1 domate

1 degë selino

1 mango

1 tufë majdanoz (vetëm gjethet)

100 gr djathë të bardhë

1-2 avokado të pjekur

1 limon

Kripë dhe piper

1 lugë kafe sheqer

Vaj ulliri

 

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere në zjarr për të valuar me 2 gota ujë. Shpëlajmë mirë 1 gotë kuinoa dhe e shtojmë në tenxhere pasi të ketë valuar uji, pak kripë dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të ketë zierë e thërrmojmë me pirun, e vëmë në një tas dhe e lëmë të ftohet.

Të gjitha perimet dhe mangon i presim në kubikë shumë të vegjël. Gjethet e majdanozit I grijmë po ashtu imët. Avokadon e presim dhe e lëmë mënjëanë pa e përzierë me perimet e tjera.

Shtrydhim limonin, shtojmë kripë, piper, sheqerin dhe vajin e ullirit dhe i përziejmë mirë deerisa të formohet një salcë homogjene.

Të gjitha perimet dhe mangon i përziejmë me kuinoan. Shtojmë dhe limonin dhe i trazojmë mirë.

Vendosim në një pjatë një formë rrumbullake. Shtojmë si bazë avokadon në kubikë dhe e ngjeshim me kurrizin e një luge.

Mbi avokado vendosim kuinoan të përzierë me perimet dhe mangon. Përsëri e ngjeshim dhe në fund e dekorojmë me gjethe sallate e domate. Në fund largojmë formën dhe e servirim.

 

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja