Kek për Krishtlindje

Përbërësit:

200 gr gjalp ambienti

200 gr sheqer

4 kokrra vezë

2 lugë gjelle mjaltë

Vanilje

1 lugë çaji lëkurë portokalli

1 lugë çaji lëkurë limoni

400-450 gr miell

1 pako pluhur pjekës

1/2 lugë çaji sodë buke

1 filxhan çaji qumësht

150 gr rrush dhe boronica të thata

1 esencë bajame

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim rrushin dhe boronicat e thata të zbuten në ujë. Në një tas vendosim gjalpin, sheqerin dhe I përziejmë së bashku derisa sheqeri të shkrihet. Shtojmë një nga një vezët, në një interval kohe për 2-3 minuta. Shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë, vanilje dhe vazhdojmë përzierjen.

Përziejmë në tasin tjetër miell, pluhur pjekës, sodë buke dhe lëkurën e portokallit dhe të limonit.

Shtojmë produktet e thata pak nga pak tek tasi me vezë dhe gjalp duke i përzierë vazhdimisht. Shtojmë qumështin duke rregulluar kosistencën e brumit dhe esencën e bajameve. Kullojmë frutat e thata dhe I thajmë me letër kuzhine. I shtojmë në fund, i përziejmë dhe  tranferojmë brumin në një tavë keku në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 40-45 minuta. Në fund e dekorojmë atë sipas preferencave tona me sheqer pluhur.

 

Antipastë festive

Përbërësit:

3 peta tortilla

115 gr krem djathi

20 gr krem speci

20 kokrra ullinj të zi

15 feta sallam

1/2 tufë majdanoz

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Përgatisim fillimisht salcën: Trazojmë kremin e djathit me kremin e specit ose me një gogozhare turshi dhe shtojmë kripë e piper. I vendosim në një blender dhe formojmë një salcë.

Lyejmë komplet petën e tortillës me salcë dhe më pas e presim në rripa me gjerësi 3-3.5 cm.

Presim fetat e sallamit në gjysma dhe I vendosim njëra pas tjetrës mbi shiritin e tortillës duke barazuar bazën e shirit me prerjen e sallamit. I lyejmë përsëri poshtë te pjesae prerjes me salcë. Vendosim njëë kokërr ulli në fund të rripit të tortillës dhe duke formuar një lule e fiksojmë mbylljen me stikadent, duke vendosur në anën e lules në stikadent gjysmë ulliri të prerë vertikalisht. Vëmë dhe nga një gjethe majdanozi tek të dy anët e ullirit dhe e vendosim në pjatancë. Kështu veprojmë derisa të mbushim pjatancën me lule.