Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Kërpudha të mbushura për Krishtlindje dhe Lazanjë me thjerrëza në pjatë

Kërpudha të mbushura për Krishtlindje

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 lugë gjelle gjalp

1 qepë e vogël

500 gr kërpudha

50 gr parmixhan

1 vezë e zier

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle majonezë

3-4 tufa koper

Kaçkavall

3-4 speca të kuq

Përgatitja:

Në një tigan vendosim për t'u ngrohur 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji gjalp , 1 qepë të grirë hollë dhe e kaurdisim derisa qepa të zbutet.

Pastrojmë kërpudhat nga bishti, i presim në kubikën të vegjël dhe i shtojmë në tigan duke vazhduar kaurdisjen së bashku me qepën.

Rregullojmë kërpudhat duke e hapur më shumë hapësirën ku do t’I mbushim. Vendosim kërpudhat në tavë.

Grijmë hollë 4 lugë gjelle parmixhan, po kështu në të njëjtin tas grijmë hollë dhe vezën e zierë dhe i shtojmë në tigan. Më pas shtojmë bishtat e qepëve të grira hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, I përziejmë dhe fillojmë të mbushim kërpudhat. I mbushim mirë ato dhe më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 12-15 minuta.

I nxjerrim kërpudhat nga furra, i lëmë të ulet pak temperature dhe spërkasim me pak majonezë në majë të mbushjes.

Dekorojmë rreth e përqark kërpudhën e mbushur me degë të holla koperi. Vendosim në majë një yll të cilin e përgatisim me djathë kaçkavall dhe yje të kuq përgatitur me spec. Bëjmë dhe disa pika të vogla me majonezë. I shërbejmë si antipastë në një pjatancë.

Lazanjë me thjerrëza në pjatë

Përbërësit:

350 gr thjerrëza

50 gr pançetë

1 qepë e vogël

2 karrota të vogla

1 degë selino

1 thelpi hudhër

Kripë dhe piper i zi

Sherebelë, rozmarinë

1 lugë gjelle uthull

250 gr petë lazanje

50 gr parmixhan i grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i vendosim për të zierë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjëanë. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj skuqim pançetën, shtojmë 1 qepë të vogël në kubikë, i kaurdisim së bashku me karrotën të prerë në kubikë shumë të vegjël me selinonë dhe hudhrën, të cilat po ashtu i kemi prerë shumë imët.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, rozmarinë, sherebelë dhe një lugë gjelle uthull. Shtojmë thjerrëzat dhe i përziejmë për 3 minuta. Valojmë petët e lazanjës dhe montojmë lazanjën  direkt në pjatë.

Spërkatim pjatën me pak parmixhan të grirë hollë, shtojmë një petë lazanje pak të rrudhur. Mbi të mbushjen me thjerrëza, përsëri petë të rrudhosur e mbi të mbushjen me thjerrëza. Kështu veprojmë derisa bëjmë 4-5 shtresa. Në fund nuk e mbyllim me pëtë, por me thjerrëza dhe e spërkatim me djathë parmixhan dhe e shërbejmë.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja