Pastiçe me patëllxhanë dhe proshutë

Përbërësit:

400 gr makarona bucatini (Stella)

450 gr patëllxhanë

150 gr proshutë

4-5 vezë

300 ml pana gatimi

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz dhe 1 thelpi hudhër

125 gr mozzarella

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për gjysmën e minutazhit të shkruar në etiketë. Ndërkohë presim patëllxhanin në feta të holla, i spërkatim me pak kripë dhe i lëmë për 10 minuta. Lyjmë një tavë drejkëndëshe me pak yndyrë dhe pasi kullojmë makaronat, 1/3 e tyre i shtrojmë si bazë në tepsi.

Mbi makaronat vendosim fetat e patëllxhanit të tharë nga uji që kanë nxjerrë. Mbi patëllxhanët vendosim proshutën.

Kështu veprojmë duke alternuar shtresa në këto përbërës.

Në fund mbyllim shtresën e fundit me makarona. Në një tas rrahim vezët, shtojmë kremin e panës , 1 thelpi hudhër, kripë, piper të zi, majdanoz të grirë shumë hollë. E shtojmë mbi makarona dhe në fund vendosim mozzarellën të grirë në rende. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 170 gradë Celsius, për 50 minuta. Servirim pastiçen me sallatë me rukola e domate qershi.

 

Tavë dheu (fërgesë)

Përbërësit:

400 gr mish viçi (tul)

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 spec

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle miell

½ lugë salcë

2-3 domate ( të pjekura)

1/2 gotë ujë i nxehtë

200 gr gjizë

Vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

Majdanoz

Përgatitja

Vendosim tiganin me vaj dhe gjalp sa të shkrijë gjalpi, shtojmë në të qepën të grirë imët, e kaurdisim atë sat ë bëhet transparente dhe shtojmë mishin të prerë në kubikë sa një kafshatë normale. I kaurdisim së bashku derisa të marrë pak ngjyrë, shtojmë specat të prerë dhe ato në kubikë të vegjël, I përziejmë së bashku për 2 minuta, shtojmë një lugë gjelle miell dhe e përziejmë mirë, gjysmë luge salcë dhe sa ta përziejmë për 30 sekonda shtojmë domatet të grira shumë hollë (pa lëkurë), e lëmë sa të marrë valë dhe shtojmë ½ gote ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa mishi të shpohet me pirun. Ulim temperaturën ose largojmë tiganin dhe shtojmë pak vaj ulliri, gjizën ose rikotën dhe pasi e përziejmë mirë, e transferojmë në një tavë dheu të ngrohur më parë në furrë dhe e vendosim sërish tavën e dheut në furrë, për 15 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius.