Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Patate furre me sallam e gogozhare dhe Supë krem karrote me arra dhe bukë të thekur

Patate furre me sallam dhe gogozhare

Përbërësit:

500 gr sallam Tona

1.2 kg patate

Kripë dhe piper i zi

Rigon ose rozmarinë

4 speca të pjekur gogoxhare

Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim sallamin në copëza me gjatësi 4-5 cm. Qërojmë patatet dhe i presim në feta të trasha. Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Hedhim në të kripë.

Vendosim patatet dhe I japim një valë 3 deri në 4 minuta. I kullojmë dhe I vendosim në një task u do të shtojmë 4 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rigon ose rozmarinë.

Ngrohim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius dhe shtojmë në të patatet. Presim në rripa specat e pjekur gogoxhare të regjura në vaj. I shtojmë specat në tepsi duke i përzierë me patatet, vendosim copat e sallamit dhe e vëmë tepsinë në furrë për 20-25 minuta. Në fund e nxjerrim dhe pjatën e servirim me një sallatë.

Supë krem karrote me arra dhe bukë të thekur

Përbërësit:

500 gr karrota

400 gr patate e ëmbël

1 mollë jeshile

1 qepë

2 thelpinj hudhra

30 gr xhinxher

3 lugë gjelle vaj ulliri

400 ml qumësht kokosi

1 lugë çaji kerri

1 lugë kafe kanellë

Kripë dhe piper i zi

2 feta bukë në kubikë

4 lugë gjelle arra

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë karrotat dhe i presim ato në copa të vogla. Po ashtu qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të vegjël. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me mollën, e qërojmë, e presim në kubikë të vegjël. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me qepën.

Ngrohim një lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë në të hudhrën të grirë imët, po ashtu dhe xhinxherin të grirë imët. I kaurdisim për 2-3 minuta së bashku. Shtojmë karrotat, patatet, mollët, në kubikë dhe I përziejmë për 2 minuta.Shtojmë qumështin e kokosit, 500 ml ujë, kerrin, kanellën, kripën dhe piperin e zi, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 15 minuta.

Ndërkohë në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim bukën në kubikë dhe arrat e copëtuara për 3-4 minuta. Pasi të kalojnë 15 minuta, kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, lëng limoni. E servirim duke shtuar në fund kubikë buke dhe arrat e pjekura.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë