Receta e parë
Patëllxhanë me patate dhe vezë
Përbërësit:
½ qepë e kuqe
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 patëllxhanë (250gr)
2 patate (300 gr)
Kripë dhe peper I zi
1 lugë kafe kumin
Pak hudhër pluhur
1 lugë kafe piper I kuq
2 lugë gjelle pure domate
2 lugë gjelle majdanoz I grirë
3 kokrra vezë
125 gr mozzarella
Përgatitja:
Pastrojmë perimet dhe presim ato, si patëllxhanet dhe patatet në kubikë me brinjë 1 cm.
Vendosim patatet në një tenxhere me ujë plus 1 lugë kripë dhe i lemë të ziejnë derisa të zbuten (aldente).
Ndërkohë në një tigan të gjerë vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kavardisim qepën të prerë imët derisa ajo të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët dhe vazhdojmë të kavardisim, më pas vendosim kapakun për 3-4 minuta derisa patëllxhanët të ulin volumin por dhe të jenë zverdhur pak.
Rregullojmë shijen me kripë dhe peper të zi plus kumin + hudhër pluhur+piper të kuq+dy lugë gjelle pure domate +majdanoz të grirë imët, i trazojmë për një minutë, kullojmë patatet dhe largojmë tiganin nga zjarri.
Shtojmë patatet dhe i përziejmë me patëllxhanet.
Rrahim 3 kokrra vezë+ kripë+piper dhe e hedhim në patatet me patëllxhan. Nuk e trazojmë më, por vendosim kapakun dhe me disa lëvizje të lehta të tiganit e lëmë vezën të mpikset. Vendosim tiganin në zjarr.
Grijmë me rende djathin mozzarella dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen në tigan. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë derisa djathi të shkrijë. Spërkatim me majdanoz dhe e servirim të shoqëruar me sallatë.
Receta e dytë
Çorbë me pulë, perime dhe oriz
Përbërësit:
400-500 gr mish pule
50 gr qepë 150gr karrotë
150gr rrënjë seninoje
1 filxhan kafe oriz
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, Piper i zi
Gjysmë litër lëng pule
30gr gjalp
piper i kuq, majdanoz
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere 1.5 litra ujë dhe pasi uji të ketë valuar shtojmë copët e pulës dhe I lëmë të ziejnë për 25-30 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj kavardisim qepët të grirë shumë hollë. Sapo qepa të jetë zbutur shtojmë karrotët dhe rrënjët e selinosë të prerë në kubikë të vegjël plus orizin (të shpëlarë)dhe I kavardisim së bashku për 2-3 minuta dhe shtojmë lëngun e pulës dhe mishin e pulës të copëtuar me dorë (nëse është fileto pule e presim në kubikë të vegjël). E lemë çorbën të ziejë për 15 minuta. Më pas e fikim sobën dhe e lemë tenxheren të pushojë në temperaturën e saj me qëllim që çorba të ajkoset.
Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe në fund shtojmë ½ lugë kafeje piper të kuq të cilin ia shtojmë çorbës në fund, para se ta servirim me pak majdanoz.