Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Sardele furre me domate e majdanoz dhe Rizoto me kërpudha

Sardele furre me domate dhe majdanoz

Përbërësit:

1 kg sardele të pastruara

1 qepë të vogël

5 thelpinj hudhra

2 domate mesatare

1 1/2 tufë majdanoz

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 limona

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle bukë e thekur e thërrmuar

1/2 gotë vere të bardhë

Përgatitja:

Parangrohim furrën në temperaturën 200ºC. sardelet të lara dhe të pastruara i hapim si dy faqe libri, i largojmë kokën, bishtin dhe shtyllën kurrizore. Qepën e kemi prerë në kubikë të vegjël. Domatet i kemi qëruar nga lëkura dhe farat, kurse tulin e presim në kubikë të vegjël.  Hudhrat i grijmë imët. Në një tas mesatar vendosim qepën në kubikë, domatet në kubikë , hudhrat e grira imët dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri. Presim majdanozin imët dhe i shtojmë në tasin me perime. Shtojmë gjithashtu edhe kripë e piper të zi. Lyejmë një tavë me vaj ulliri, e spërkatim tavën me peksimadhe . Trazojmë perimet që kemi në tas dhe 2-3 lugë gjelle perime të grira. I përhapim nëpër tavë me qëllim që të mos thahet. Fillojmë të vendosim sardelet e hapura si faqe libri me kurrizin nga poshtë dhe të hapura nga lart. Shpërndajmë mbi peshk perimet e prera në kubikë. Mbulojmë përsëri perimet me sardele të tjera, por rreshti i dytë i sardeleve do të jetë pjesa e hapur poshtë dhe kurrizi nga lart. Shpërndajmë perimet që tepruan në pjesën anësore të peshkut. Spërkatim peshqit nga sipër me pak kripë. Përhapim verën mbi peshk dhe spërkatim me pak vaj e peksimadhe. Vendosim mbi peshk disa feta limoni dhe pak lëng limoni. Vendosim tavën me sardelet në furrë në temperaturën 200ºC për 30-35 minuta.

 

 

Rizoto me kërpudha

Përbërësit:

320 gr oriz

Vaj ulliri

1 qepë

400 gr kërpudha champignon

Lëng perimesh ose pule

Kripë dhe piper i zi

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

1 lugë çaji gjalp

Përgatitja:                                                                                                                  

Vendosim fillimisht lëngun e perimeve të valojë. Në një tenxhere ngrohim vajin, kaurdisim në të qepën derisa të zbutet dhe shtojmë në të kërpudhat të prera në kubikë të vegjël ose në feta. I përziejmë mirë së bashku derisa të zverdhen pak kërpudhat, shtojmë orizin, i përziejmë së bashku dhe shtojmë lëng perimesh sa të mbulohet pak orizi. E përziejmë sa të përthithë lëngun dhe shtojmë përsëri pjesën e mbetur duke ruajtur afërsisht një gotë lëng perimesh. E lëmë të marrë valë dhe pastaj e shtojmë lëngun nëse nuk ka zier orizi. Shtojmë pak gjalp, parmixhanin e grirë, piperin e zi, majdanozin e grirë hollë. E servirim të ngrohtë rizoton kremoze.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)