Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Supë me perime e makarona dhe Byrek në tigan me bukë të thatë dhe djathë

Supë me perime dhe makarona

Përbërësit:

250 gr makarona (tubë të vogla)

2 thelpinj hudhra

1 qepë

1 degë selino

1 kungull të njomë

1 patate

1 karrotë

200 gr spinaq

2 domate

200 gr fasule

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

4 lugë kafeje parmixhan i grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri vendosim 2 thelpi hudhra, qepën të grirë hollë dhe I kaurdisim pak për 3-4 minuta, selinonë në kubikë të vegjël, karrotën po ashtu në kubikë të vegjël, po njësoj edhe kungullin, pataten, spinaqin, domaten në kubikë. I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë edhe për 12 minuta të tjera dhe supa është gati. Në fund e servirim duke shtuar një lugë kafe parmixhan të grirë.

 

 

 

Byrek në tigan me bukë të thatë dhe djathë

Përbërësit:

Bukë bajate

3 vezë

Kripë dhe piper i zi

2 gota qumësht

Gjalp për lyerjen e tiganit

150 gr djathë i bardhë

50 gr djathë i verdhë që shkrin

1 tufë majdanoz

Përgatitja:

E copëtojmë bukën në copa (jo shumë të mëdha).

Në një tas rrahim vezët, hedhim kripë, piper të kuq (edhe pak pikant nëse dëshironi).  I përziejmë së bashku dhe I shtojmë në një tas.

Përziejmë 2 gota qumësht me vezët dhe I shtojmë në tasin me bukët e copëtuara. I përziejmë mirë dhe e lëmë tasin të mbuluar, që buka të përthithë qumështin me vezë. Lyejmë mirë tiganin me gjalp në temperaturë ambienti.

Shtojmë në tigan ½ e bukës së zbutur, e ngjeshim me lugë duke krijuar një shtresë bazë me bukë.

Mbi bazën me bukë shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar të përzierë me majdanoz të grirë vrazhdë, nivelojmë mbushjen. Sipër djathit shpërndajmë djathin e butë që shkrin. Në fund e mbulojmë me bukën e mbetur në tas dhe e ngjeshim mirë të gjithë sipërfaqen.

Vendosim tiganin në zjarr në temperaturë mesatare, të mbuluar në tigan për 6-8 minuta.

Vendosim një pjatë mbi tigan dhe e kthejmë byrekun nga ana tjetër  dhe e lëmë po ashtu 6-8 minuta të piqet edhe nga ana tjetër.

Në fund e servirim të ndarë në copa dhe të shoqëruar me dhallë ose kos. Ju bëftë mirë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar