Trileçe me kokos
Përbërësit:
6 kokrra vezë (në temp. ambienti)
210 gr sheqer
Sheqer vanilje
250 gr miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
3/4 gote qumësht kokosi
Për përzierjen e qumështit:
1 kuti qumësht i kondensuar
180 ml qumësht kokosi
250 ml qumësht
100 gr arrë kokosi e integruar
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve. Në një tas rrahim të bardhat e vezëve duke shtuar lugë lugë sheqerin gradualisht derisa të formohet një masë e lidhur.
Atëherë shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një dhe duke vazhduar përzierjen.
Fillojmë të shtojmë gjysmën e miellit, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore, jo me rrahëse elektrike.
Shtojmë pak nga pak qumësht kokosi (3/4 e gotës), po fillimisht gjysmën e kësaj sasie e përziejmë dhe shohim konsistencën e brumit (jo shumë të trashë).
Rregullojmë duke shtuar pjesën tjetër të miellit dhe përsëri pjesën tjetër të qumështit të kokosit që kemi në gotë, e përziejmë ngadalë. Lyejmë një tepsi 20x30 cm me pak gjalp dhe nivelojmë në të brumin që përgatitëm.
Vendosim bazën e ëmbëlsirës në furrë, në temperaturë 170-180 gradë Celsius, për 30 minuta.
Ndërkohë që baza piqet, në një enë të vetme bashkojmë qumështin e kondensuar, qumështin dhe qumështin e kokosit. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjëanë.
Pasi baza e ëmbëlsirës të piqet, e lëmë t’I bjerë temperatura e lartë dhe kur ajo të jetë pak e vakët, e presim në racione dhe shtojmë përzierjen me qumësht.
E pudrosim mirë me arrë kokosi pluhur dhe e lëmë të ftohet në frigorifer, për 2-3 orë në fresk. Më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë.
Patate me kërpudha dhe vezë
Përbërësit:
2 patate mesatare
1 lugë gjelle parmixhan i grirë hollë
3 lugë gjelle pure domate
1/2 lugë kafe rigon
1-2 kërpudha
125 gr mozzarella
1 vezë
3 feta proshutë krudo
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla me trashësi 2 mm.
Lyejmë një tigan me vaj dhe vendosim në të në mënyrë rrethore, si tjergulla fetat e patateve duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe shtojmë pak kripë.
Spërkatim patatet me djathë parmixhan të grirë hollë. Vendosim kapakun për 5 minuta duke i dhënë mundësi djathit të shkrijë dhe patatja të skuqet pak.
Shpërndajmë mbi patate 3 lugë gjelle pure domate, duke lyer të gjithë sipërfaqen. Spërkatim lehtë me rigon të thatë.
Presim kërpudhat dhe i vendosim mbi salcë vetëm anash dukelënë mesin bosh. Hapim një vezë të plotë në qendër, i hedhim pak kripë dhe e vendosim kapakun për 5-7 minuta me qëllim që veza të mpikset dhe kërpudhat të zbuten.
Vendosim patatet me kërpudha dhe vezë në pjatë duke vendosur në të dhe 3 feta proshutë krudo.