Të gatuajmë me zonjën Vjollca/Sallatë me oriz dhe perime, aperetiv festiv, brusketa me proshutë (VIDEO)

Sallatë me oriz dhe perime

Përbërësit:

300 gr oriz

200 gr bizele

150 gr misra (të zierë)

100 gramë ullinj të zinj

200 gr domate

200 gr kunguj të njomë

200 gr karrotë

Borzilok I freskët

2 lugë gjelle uthull

Vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë në të kripë kur uji të ketë zierë dhe shtojmë në të orizin për të zierë vetëm 12 minuta, përt a lënë aldent.

Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar ziejmë perimet fillimisht shtojmë në të karrotat të prera në kubikë me brinjë 0.5 cm. Shtojmë bizelet dhe pas 3-4 minutash shtojmë dhe kungujt e prerë në kubikë.

I lëmë perimet të ziejnë për 6 minuta dhe ndërkohë pastrojmë domatet nga fara dhe lëngu, dhe tulin e tyre e presim në kubikë njësoj si perimet e tjra. Ullinjt I presim në rrathë.

Pasi orizi ka zier për 12 min, e kullojmë atë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë që  të ndërpresim zbutje e orizit.

Gjithashtu edhe për perimet veprojmë njësoj.

Vendosim orizin në një tas të madh ku do shtojmë dhe perimet e ziera, misrat e zierë, ullinjtë, domatet. Në fund rregullojmë shijen me me kripë, piper dhe uthull të bardhë. Shtojmë borzilok të copëtuar me dorë, vaj ulliri, I përziejmë mirë dhe e shërbejmë.

Aperetiv festiv

Përbërësit:

8 feta proshutë krudo

16 kokrra ullinj të zinj

1 grusht makarona farfalle

16 domate qershi

16 kuba me djathë kaçkavall

16 shkopinj shishqebapi

Përgatitja:

Vendosim për të zierë makaronat, jo plotësisht por të jenë aldente, i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

Proshutën e presim në dysh.

Fillimisht palosim proshutën në dysh dhe e mbledhim role. Kështu vazhdojmë me të gjithë gjysmat e rolesë.

Fillojmë dhe montojmë përbërësit. Në një shkop fillimisht vendosim një kokër ulliri, kalojmë në shkop një makaronë, më pas shtojmë tej për tej rolenë e proshutës, vendosim një domate qershi, një kub me djathë kaçkavall. Kështu mbarojmë aperetivin e parë, e vendosim në një pjatë dhe e shërbejmë.

Brusketa me proshutë

Përbërësit:

1 bagetë

Salca:

3 lugë gjelle krem djathi

1 lugë gjelle krem speci

1 thelpi hudhër

1 lugë mustardë

Kripë dhe piper I zi

Dekori i brusketës:

Përgatitja:

1 tufë koper

3-4 kastraveca turshi

Proshutë

16 kokrra ullinj të zinj

16 shkopinj të vegjël shishqebapi

Presim bagetën në feta tërthore

Përziejmë në një tas gjalp, hudhër, mustardë, kripë dhe piper.

Lyejmë fetën e brusketës me salcë dhe mbi të vendosim një degë koper.  Mbi koper vëmë një fetë të hollë kastravec. Me një fetë proshutë formojmë një fjongo, e ngjeshim me gishta në mes dhe e efiksojmë me një ulli të çarë nga njëra anë që të formojë lidhjen sit ë një papioni. Vendosim papionin mbi fetën e kastravecit, e fiksojmë me një stikandent, i vendosim në pjatë dhe i shërbejmë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë