Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vija e kuqe’ e Ramës, ja sa herë të tjera kërcënimet e Bashës kanë rezultuar blof

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithnjë e më shpesh kërcënon rivalin e tij politik Edi Rama se po shkel “Vijën e Kuqe” të cilat me kalimin e kohës kthehen në vija të bardha dhe aspak shqetësuese për maxhorancën qeverisëse të socialistëve.

Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. S’ke  për t’i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lemë. Kjo është vija e kuqe per ju

Lulzim Basha, kryetar i PD, në deklaratën e tij për Unazën e Re

Basha sot thotë se “vija e kuqe” e Edi Ramës është Unaza e Madhe e Tiranës, janë investimi 40 milionë dollarë në 2 km, për të cilat pretendon se kushton 2 mijë euro një centimetër katëror. Të njëjtën retorikë politike me vijë të kuqe Basha përdori edhe për projektin e Teatrit të ri kombëtar.

Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve dhe artistëve. Padyshim që Teatri është ‘vija e kuqe’.

Lulzim Basha, kryetar i PD disa muaj më parë në deklaratë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Megjithëse i tregoi Ramës “vijën e kuqe”, Basha dhe deputetët demokratë iu shmangën rivotimit e këtij projektligji në parlament duke mos bërë asnjë rezistencë e shpalosur argumentet kundra.

Një tjetër deklaratë me “vijë të kuqe” nga Basha ishte edhe ajo për kundërshtimin e emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme.


Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë.

Lulzim Basha, kryetar i PD për Fatmir Xhafën në kohën e çadrës

Edhe kësaj here kërcënimi Bashës me vijë të kuqe mbeti thjesht si kërcënimi i radhës pa asnjë efekt ndaj Edi Ramës pasi Fatmir Xhafaj do të emërohej dhe qëndronte në detyrë për më shumë se një vit si ministër.

“Vijën e kuqe”, Basha ia tregoi edhe Erion Veliajt në kulmin e përplasjes për këndin e lojrave tek liqeni. Por edhe në këtë rast asgjë nuk ndodhi dhe këndi i lojrave u ndërtua. Lulzim Basha, i pafuqishëm politikisht në parlament, të cilin e ka bojkotuar për t’u përballur me Ramën nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të përsërisë e përsërisë të njëjtën retorikë me vija të kuqe. Ndërkohë që maxhoranca e pa shqetësuar nga performanca e PD dhe zhargoni i saj politik qeveris e qetë pa patur asnjë kundërshtarë përballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 25/11/2018 14:20

    Vija e kuqe e Pd-Osi

    Përgjigju
  • Ilo: 25/11/2018 14:15

    Po si mund te funksionoje me vija te kuqe kur vijat e kuqe per te tillla raste ja ka piketuar Berisha qe kur eshte marre me kuadrin ligjor per legalizimin e te tilla rasteve

    Përgjigju
  • Tabaku: 25/11/2018 12:23

    Me vijat e kuqe nuk po i ecen....ta provoje me vijat jeshile ose te verdhe.

    Përgjigju
  • heraklit: 25/11/2018 10:11

    Ne situate mejafte te feshtire ne te cillin ndodhet shoqeria dhe shteti shqiptare..me veprime shume te gabuara a po veprime sikur te femive te llastuar qe bane "opozita"..nese kete munde te quajne oozite..me mosveprim institucional "opozita" e ka shendrrue vendin ne shtet monist dhe kjo do te thellohet ne zgjedhje te rradhes akoma me shume..deri ne 100 -110 deputet per PS..jam i sigurt se qysh tani opozita e ka "fajtorin" per humbjet epike qe do te ndodhin ne favor te PS por faktet po tregojne se ku nuk ka opozite nuk ka dhe shtet..dhe kjo fale Lulzim Bashes si nje femi i llastruar a po tradhetare i cilli eshte dakordue me Edi Ramen per nje skenar te tille..??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla