Të gjitha gënjeshtrat që duhen çmontuar nga transkriptimi i përgjimeve të shitura nga PD, tek “Bild”

Të gjitha gënjeshtrat që duhen çmontuar nga transkriptimi i përgjimeve të shitura nga PD, tek “Bild”

Përgjimet e botuara nga Bild, që duket se janë të montuara në zyrat e Partisë Demokratike në Tiranë, kanë një sër pasaktësish të cilat shërbejnë për të montuar një skenë irreale të personazheve të pwrfshirë në fushatën e Dibrës.

Përvec faktit që u bë kujdes që përgjimet të zhurmonin thirrjen në prokurori të Lulzim Bashës, ajo çka e bën edhe më flagrante përdorimin e gazetës gjermane nga Partia Demokratike është pikërisht raporti mes materialit audio të publikuar në gjuhën shqipe dhe tekstit sqarues të shkruar në gjermanisht dhe anglisht mbi këtë material.

Çdokush është i lutur që të kontrollojë audion në gjuhën shqipe me tekstin shoqërues të shkruar mbi këtë material. Një tekst që sipas të dhënave rezulton të jetë shkruar në shqip dhe anglisht në Tiranë e më pas dërguar gazetës e cila thjesht e ka përkthyer në gjermanisht.

Le ti shikojmë me rradhë.

Arben Keshi, eksponenti që është i regjistruar në audio teksa flet me Kryeministrin Edi Rama nuk rezulton të ketë qenë në atë kohë punonjës i Policisë së Shtetit.

Ai ka mbajtur detyrën e kordinatorit elektoral, përgjegjës për organizimin zgjedhor të Partisë Socialiste në komunën e Maqellares ku më parë ka qenë dhe kandidat për kryetar.

Është mëse e natyrshme që Partia Socialiste cakton objektivat e saj elektorale për rezultatet në çdo njësi administrative.

Përmbajtja e telefonatës së Kryeministrit me Arben Keshin në këtë rast është tërësisht bisedë normale dhe nuk ka asnjë element që ta bëjë të dyshimte e aq më pak antiligjore.

Sajesat e shkruara nga Tirana dhe përkthyera në gjermanisht mbi materialin audio shkojnë dhe më tej. Në bisedën e Arben Keshit me ish-ministrin Gjiknuri, ky i fundit i përgjigjet shqetësimit të Keshit për presionin që po ushtronin deputetët dhe individë të dyshimtë militant të Partisë Demokratike në zonën ku Keshi ishte përgjegjës elektoral.

Gjiknuri i bën me dije se aty po vijnë dhe deputetët e Partisë Socialiste ashtu sikurse dhe mbështetës të kësaj force politike të cilët do të mbrojnë Keshin nga sulmet e njerëzve të dërguar nga Partia Demokratike. Çuditërisht, gazetës BILD nuk ja kanë përkthyer audiot shqip kur thuhet qartësisht se si ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka me 50 persona kanë ushtruar terror dhe kanë dhunuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Një tjetër gafë e qëllimshme rezulton tek biseda e mes ish-ministrit Gjiknuri me të ashtuquajturit biznesmen Bekim Krashi. Ndryshe nga sa i është shkruar gazetës nga Tirana, Bekim Krashi nuk është biznesmen por në fakt rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe kordinator elektoral i Partisë Socialiste për komunën Arras.

Në bisedën audio të cilën mund ta dëgjojë kushdo, në asnjë moment kur flitet për transport nuk përmendet fjala “leke”. Ajo është e shkruar vetëm në tekst nga Partia Demokratike në shqip e anglisht dhe përkthyer nga BILD në gjermanisht. Gjithashtu, në asnjë moment në audio nuk përmendet shprehja “kjo është punë shteti” nga ish-ministri Gjiknuri. Mjafton të dëgjohet audio në shqip dhe kushdo e kupton se ai shprehet “ju edhe jeni mbështet” e më tej “kërkoni mbështetje”. Në kontekstin në të cilën zhvillohen zgjedhjet është qartësisht e kuptueshme se të gjitha kampet janë mobilizuar maksimalisht për të sjellë mbështetësit e tyre në kutitë e votimit. Duke qenë se Bashkia e Peshkopisë ka njësitë administrative në zona të thella malore, forcat politike angazhohen për të mundësuar transportin e mbështetësve të tyre drejt qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ky është në fakt dhe thelbi i bisedës së regjistruar mes kordinatorit elektoral të PS-së në Arras Bekim Krashi dhe ish-ministrit Gjiknuri.

Edhe në këtë bisedë, qartësisht nuk ka asgjë të çuditshme dhe as antiligjore. Çudia në fakt qëndron tek materiali i dërguar gazetës nga Tirana. BILD nuk e konsideron problem faktin që po sipas audios del qartë se kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu po organizon 300 persona nga Kamza për ti dërguar ditën e zgjedhjeve në Lurë. Ndërsa e konsideron skandal që Partia Socialiste merr masat që të garantojë transportin e mbështetësve të saj nga fshatrat deri tek qendrat e votimit. Madje shkon më tej duke e marrë për të mirëqenë përkthimin anglisht që i është shkruar nga Partia Demokratike duke shtuar fjalë të pathëna e duke shpikur biznesmenë të paqenë./TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/06/2019 21:04

    Obobo c'fare fytyre ky duket qe eshte nje drogaxhi i paskrupullt halabak gazetar

    Përgjigju
  • Patriot: 17/06/2019 19:56

    Sa per fillim nuk jam votues in PS thjesht popull i pavendosur. Shikoni nese eshte i sakte ky informacion "It is argued Bild's thirst for sensationalism results in the terrorizing of prominent celebrities and stories are frequently based on the most dubious evidence. The journalistic standards of Bild are the subject of frequent criticism" srpse nese po nuk duhet te lejoni plehrat e Shqiperise te hedhin balte kudo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë