Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 34-t. Këtë të shtunë të gjitha ndeshjet do luhen në orën 16:00, teksa kanë mbetur edhe tre duele nga fundi i sezonit të rregullt.

Në kryeqytet Partizani dhe Skënderbeu luajnë në "Arenën e Demave", teksa në "Loro Boriçi" Vllaznia pret ambiciozët e Dinamos. Në "Niko Dovana" të Durrësit Teuta përballet me Egnatian kryesuese.

Ndërkohë Tirana ka një transfertë të vështirë kundër Laçit, me bardheblutë që duan zonën "Final 4" dhe kurbinasit pikët për mbijetesën. Në "Adush Muça" të Ballshit luhet Erzeni - Kukësi.

Kujtojmë se pas fundit të rregullt të sezonit (java 36), katër skuadrat e renditura të parat do marrin pjesë në "Final 4", skemën e re të aplikuar këtë sezon me dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe që kulmon më 26 maj në "Air Albania", aty ku do mësohet edhe skuadra kampione e Superligës.

Pas 33 ndeshjeve, Egnatia që mban vendin e parë ka siguruar edhe matematikisht zonën "Final 4", ndërsa Kukësi zbret në Kategorinë e Parë pas 12 vitesh.

Superliga, java 34:

Teuta – Egnatia                                    04.05.2024                       16:00

Vllaznia – Dinamo                                04.05.2024                       16:00

Laçi – Tirana                                        04.05.2024                       16:00

Partizani – Skënderbeu                       04.05.2024                       16:00

Erzeni – Kukësi                                   04.05.2024                       16:00

Renditja: