Të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla
Në postimin në facebook ministri i Brendshëm nuk sqaron sa armë janë blerë, por falënderon Kroacinë.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.”, shkroi Sveçla në Facebook.
Njoftimi për blerjen e armëve të gjata për zyrtarët policorë vjen një ditë pasi DASH konfirmoi se miratoi kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërtanke, Javelin, që prodhohen në SHBA, për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Procesi i miratimit të këtyre armëve për Kosovën tani duhet të marrë pëlqimin e Kongresit amerikan.
Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë, të cilët kanë grada të ndryshme. Policia është reaguesja e parë e sigurisë në Kosovë dhe më pas vjen misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.9%
-
Keq
35.8%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?
13 Janar, 17:44
-
SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit
13 Janar, 17:24
-
Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës
13 Janar, 16:10
-
Skandali i rezervave shtetërore në Kosovë! Ministrja Rozeta Hajdari del para Gjykatës: Hetim tendencioz!
13 Janar, 13:23
-
Komisioni Evropian thirrje Kosovës: Të ratifikohet sa më shpejt marrëveshja për Planin e Rritjes
12 Janar, 17:34
-
Augustin Palokaj: Betejat e gabuara të opozitës në Kosovë
12 Janar, 15:23
-
BE nis heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, çfarë e pret tani vendin?
12 Janar, 13:55
-
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në Kosovë
11 Janar, 17:34
-
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit, rritje në shifra, ulje në jetën reale
11 Janar, 16:27
-
Moti i keq në Kosovë/ Vërshime uji në disa rrugë, evakuohet një familje
10 Janar, 22:24
-
Kosovë/ Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin
10 Janar, 15:15
-
Kosovë/ Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?
9 Janar, 17:31